spot_img
HomeBUJKUNë fillim të javës mot kryesisht me diell, nga mesi i javës...

Në fillim të javës mot kryesisht me diell, nga mesi i javës mot më i ftohtë

spot_img

Në ditët e para të javës fushat anticiklonike vazhdojnë të mbeten ende mbi rajon duke favoizuar ende mot stabil dhe kryesisht me diell. Të mërkurën një front i ftohtë pritet të kaloj mbi vendin tonë duke sjellur vransira, e vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

Nga dita e enjtë dhe e premte priten rënie të temperaturave rreth vlerave mesatare, e në fundjavë edhe më ftohtë.
Edhe ditëve të para të javës, për shkak që nuk parashihet qarkullim i mjaftueshëm ajror, vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të mbesin rreth vlerave të pashëndetshme, e pas ditës së mërkurë që parashihet të fryejnë edhe erëra mesatare pritet përmirësim i kualitetit të ajrit.

12.11-13.11 – Në mëngjes ftohtë, vende-vende me ngrica, e në ultësira mundësi për mjegull. Gjatë ditës mot i mirë, kryesisht me diell.
14.11 – Mot me vransira dhe intervale me diell.
15.11 – Mot pjesërisht i vranët.
16.11 – Mot më i ftohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes me ngrica.

Temperaturat e ajrit, në fillim të javës mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 1C deri në 4C, e maksimalet nga 14C deri në 17C, e deri të premten minimalet do të zbresin deri në -1C, e maksimalet në 10C.
Do të fryejë erë e lehtë nga jugu dhe juglindja 1-3m/s.
Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme