spot_img
HomeBUJKUNdikimi i breshërit në hardhinë e rrushit

Ndikimi i breshërit në hardhinë e rrushit

spot_img

Bujqësia është një nga sektorët më të rëndësishëm ekonomik në Kosovë. Përveç kontributit në prodhimin e ushqimit, ajo gjithashtu punëson një numër të konsiderueshëm të popullsisë, duke ndikuar drejtpërdrejt në mirëqenien e familjeve bujqësore. Viteve të fundit fermerët e Kosovës kanë përmirësuar ndjeshëm teknikat e prodhimit, kanë aplikuar varietete të reja dhe janë bërë shumë konkurrues në treg. Por përveç suksesit të arritur në vitet e fundit në sektorin e bujqësisë në Kosovë, fermerët janë përballur me shumë rreziqe kryesisht të lidhura me kushtet klimatike. Këto kushte klimatike kanë ndikuar në cilësinë dhe sasinë e prodhuar në shumë kulturave dhe sidomos kanë dëmtuar sektorin e frutave dhe perimeve. Rrezikun më të madh klimatik për vreshtat në Kosovë paraqet breshëri.

Ndikimi i breshërit në vreshta:

Breshëri në vreshta zakonisht shfaqet nga fundi i prillit deri në fund të gushtit, por për të qenë më të saktë breshëri ndodh më shumë në muajt: korrik dhe gusht, shumë rrallë në dekadën e parë të shtatorit.
Breshëri mund të bëjë dëme të konsiderueshme në hardhinë e rrushit duke dëmtuar: llastarët, gjethet dhe kalaveshin.

Llastarët e rinj: Breshëri mund të shkaktojë lëndime të rënda në llastarët e rinj dhe të hollë tek hardhia e rrushit; kokrrat e breshërit që bien në trupin e hardhisë krijojnë plagë që dëmtojnë lëvoren e këtyre llastarëve të hardhisë. Plagë konsiderohet çdo grryerje në lëvoren mbrojtëse të jashtme të hardhisë së rrushit gjë që kjo e bën edhe ekspozimin e ksilemit. Indet e bimëve që janë lënduar nuk mund të zëvendësohen ose riparohen. Pas kësaj ngjarje, plaga e rë shërben si burim i rëndësishëm për lëndë ushqyese të cilat do të jenë në dispozicion për një numër organizmash, duke përfshirë insektet dhe patogjenët. Këto lëndime në pjesët tjetra të hardhisë së rrushit (llastarët, gjethet) do të sjellin probleme të tjera për zhvillimet në vitin e ardhshëm.

Koha e nevojshme për të mbyllur një plagë gjithashtu varet nga vendi ku ndodhet plaga në hardhinë e rrushit, kur ka ndodh plaga, cilat pjesë të bimës ju kanë nënshtruar ekspozimit të plagës.

Plagët që ndodhin në fazat e fundit të vegjetacionit mund të infektohen më shpejt për shkak të sporimit më të vrullshëm të kërpudhave.

Gjethet: Rrënja e gjetheve gjithashtu mund të ndodhë nga goditjet nga breshri dhe në rast të goditjeve të rënda kjo mund të sjellë një vonesë në maturimin e frutave dhe zhvillimin e tepërt të llastarëve anësor.

Kalaveshi: Kur kalaveshi goditet nga breshëri, kjo don të rezultoj me dëme të konsiderueshme:

(1) Dëmi i breshërit gjatë fazave të hershme të vegjetacionit në kalavesh mund të shkaktojë plasje ose ramje komplet të kokrra të kalaveshit në tokë. “Nëse keni breshër në pranverë, kur rrushi është me madhësi bizeleje, atëherë kokrrat e dëmtuara do të thahen dhe do të bien në tokë, nëse në vazhdim të vegjetacionit kemi mot të thatë.” Pas breshërit të pranverës, hardhia e rrushit do vazhdoj të prodhojnë ende rrush të mjaftueshëm për prodhuesit e verës dhe se prodhimi I tyre – verës, do të jetë e shëndoshë dhe kualitative.

(2) Breshëri në ose pas fillimit të pjekjes – (ndryshimi i ngjyrës së kokërrave të rrushit). Fillimi pjekjes së rrushit përfaqëson fazën kaluese nga rritja e kokrrës deri në pjekjen e plotë ta kalaveshit, dhe shumë ndryshime në zhvillimin e kokrrës ndodhin në fazën e fillimit të pjekjes dhe kjo do të sjellë më shumë fryta të kalbura. Kjo don me thanë, se kur breshëri godet vreshtat më vonë gjatë sezonit do të thotë se ka më pak gjasa për shërim, gjë që do të thotë se prodhimi i verës në vinari do të jetë më i vogël në sasi apo sdo të ekzistojë fare dhe me kualitet jo të mirë. Pas breshërit në kohën e fillimit të pjekjes së rrushit, është e mundur vetëm përdorimi i produkteve të mbrojtjes së bimëve kimike për të cilat periudha e caktuar e karencës garanton se nuk do të dëmtojë shëndetin e njeriut ose do të shkaktojë pasoja negative në procesin e fermentimit.

Koha e fillimit të vjeljes varet nga kushtet klimatike dhe ndryshon nga viti në vit (nuk varet plotësisht nga gjenetika e varieteteve të hardhisë së rrushit). Kjo do të thotë që nuk ka një datë të saktë të kohës së vjeljes për secilin varietet. Çdo varietet i rrushit të verës ka qasje të veqantë për kohën dhe metodologjinë e vjeljes, por është një rregull: së pari duhet të përfundoj vjelja po e zëmë e varieteteve të bardha ndaras që të vazhdohet pastaj me varietete të rrushit të zi. Varietetet e rrushit të verës duhet të vjelen menjëherë në tërë vreshtin dhe është krejtësisht ndryshe nga rrushi i tryezës që rekomandohet të vjelet 2-3 herë sepse kemi pjekje sukcesive.

Si mund t’i zbusin këto rreziqe fermerët?

– Është e këshillueshme që të aplikoni fungicidet pasi breshëri të ketë goditur hardhinë e rrushit, sa më shpejt të jetë e mundur për të vënë nën kontroll kalbëzimin e kalaveshit. Kokrrat e dëmtuara të rrushit janë mjedis I përshtashëm dhe i lehtë për organizmat që shkaktojnë kalbëzimin, sidomos kërpudha Botrytis cinerea, e cila shkakton kalbëzimin. Kërpudhat gjithashtu mund të jenë tashmë të pranishme në kalavesh si infeksione latente që nga lulëzimi. Prandaj është e këshillueshme që të aplikoni fungicidet në vreshtat e dëmtuara nga breshëri sa më shpejt të jetë e mundur, veçanërisht nëse shiu ose moti i lagësht është parashikuar sipas prognozës meteorologjike.

– Të prehen llastarët e lënduar për të nxitur zhvillimin e llastarëvë anësor afër trungut të hardhisë së rrushit. Kjo do të rezultojë në prodhimin e llastarëve të shëndetshëm dhe të frytshëm për vitin e ardhshëm.

– Vazhdoni të mbroni gjethet dhe llastarët nga hiri për pjesën tjetër të sezonit për të nxitur rritjen e shëndetshme të llastarëve për të mbijetuar dimrin e ardhshëm.

– Ky produkt tradicional i sigurimit është dizajnuar për të mbrojtur prodhuesit e rrushit të verës kundër dëmtimeve të breshrit në vreshtat e tyre, duke siguruar mbështetje financiare në rast të një reduktimi të ndjeshëm të vëllimit të prodhimit bujqësor si rezultat i ekspozimit të breshrit. Përveç kësaj, këto produkte të sigurimit përfaqësojnë një mjet të rëndësishëm për të zbutur rreziqet dhe për të siguruar një rrugë më të sigurt për investimet e bankës.
Rëndësia ekonomike e vreshtave

Sektori i vreshtave në Kosovë zë një vend të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. Ky sektor është ambasadori i Kosovës në tregun ndërkombëtar në aspektin e produkteve vendore. Vera është një produkt që e bën të njohur Kosovën për cilësinë dhe sasinë e prodhuar. Prandaj, është shumë e rëndësishme që rreziqet nga moti të rrushit të verës të zbuten dhe sidomos rreziqet nga breshri, në mënyrë që fermerët kosovarë të mund të vazhdojnë me prodhimin dhe cilësinë e tyre dhe të jenë shumë konkurrues në tregjet vendore dhe ndërkombëtare.

Gazeta Bujku e boton me leje të IADK.ORG

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme