spot_img
HomeEKONOMIMTI ndalon shitjen e produkteve që nuk i referohen Kosovës si shtet

MTI ndalon shitjen e produkteve që nuk i referohen Kosovës si shtet

spot_img

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka marr edhe një urdhëresë në vazhdën e zbatimit të politikave që fuqizojnë Republikën e Kosovës.

Pas raportimeve të qytetarëve dhe po ashtu pas inspektimeve dhe vërtetimit të gjendjes nga ana e Inspektoratit të Tregut që kanë  hasur në disa mallra që importohen në Kosovë me mbishkrimin “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” apo “Kosovo/a Rezuluta 1244”,  MTI ka lëshuar urdhëresë që ndalon shitjen e këtyre produkteve nëpër pikat shitëse dhe hyrjen e tyre në Kosovë.

Pas vërtetimit të kësaj gjendje Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ka lëshuar një urdhëresë për Inspektoratin e Tregut ku ka kërkuar nga ta që të kërkojnë nga operatorët ekonomik që menjëherë t’i largojnë nga tregu produktet me etiketim “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” apo “Kosovo/a Rezuluta 1244”, apo çdo emërtim tjetër në kundërshtim me emërtimin zyrtar të Republikës së Kosovës.

Po ashtu MTI ka kërkuar edhe nga Dogana e Kosovës që të mos lejohet hyrja në Kosovë e produkteve të cilat përmbajnë etiketa me emërtime të tilla./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme