spot_img
HomeLAJMET E FUNDITMotilokal.com referenca më e besueshme e motit në tërë gjeografinë shqiptare!

Motilokal.com referenca më e besueshme e motit në tërë gjeografinë shqiptare!

spot_img

Me mbi 20 milionë vizita në vit, tani është fakt i kryer se portali motilokal.com është konfirmuar si media më e klikuar në tërë hapësirën shqiptare sa i takon informimit për motin.

Saktësia në parashikimin e motit dhe temat e larmishme nga fushat e ndryshme shoqërore e kanë shndërruar motilokal.com në referencën kryesore dhe më të besueshme të motit të të gjithë shqiptarëve kudo që ata ndodhen.

Akoma pa u mbyllur viti 2021, motilokal.com me 20.1 milionë vizita thyen rekordin e vitit paraprak, në të cilin ishin regjistruar 16 milionë vizita, ndërsa vetëm në muajin shkurt të këtij viti portali kishte pasur 4.4 milionë vizita.

Motilokal.com vazhdon që të sjellë lajmet më ekskluzive për surprizat e motit, ndryshimet klimatike, ambientin, të rejat nga shkenca e shëndetësia, si dhe përmes fotografive të papara dhe kurioziteteve të palexuara ua shpalos lexuesve të vet bukuritë e trojeve shqiptare.

Po ashtu, vlen të theksohet se gjatë këtij viti motilokal.com ka intervistuar shkencëtarë dhe udhëheqës të institucioneve më të rëndësishme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Interesimi për këto intervista vërehet edhe nga shpërndarja e madhe e tyre në rrjetet sociale.

Motilokal.com mund ta gjeni dhe ta ndiqni në të gjitha platformat si dhe në rrjetet sociale (Facebook, Instagram, Linkedin, Twitter, Youtube), Gjirafa dhe në ‘prime time’ edhe në RTV Dukagjini.

Gjithashtu, nëse dëshironi të jeni të informuar me ndryshimet momentale të motit ju mund ta shkarkoni aplikacionin, i cili është në dispozicion në të dyja platformat: iOS dhe Android.

Misioni i motilokal.com mbetet informimi sa më i saktë i qytetarëve në kohë reale, duke e ruajtur fuqishëm pozicionin e tij, të liderit të pakontestueshëm në këtë shërbim.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme