spot_img
HomeLAJMET E FUNDITMotilokal.com lanson aplikacionin në App Store

Motilokal.com lanson aplikacionin në App Store

spot_img

Stafi i motilokal.com është jashtëzakonisht i lumtur që t’ju njoftoj për shërbimin tonë të ri. Fjala është për krijimin e aplikacionit të motilokal për iPhone dhe iPad, i cili në fakt është i pari i këtij lloji në gjuhën shqipe.

Moti lokal përpiqet që të sjell risi dhe gjëra interesante për të shpaguar besnikërinë e mbi një milion vizitave anë e mbanë trojeve shqiptare. Pas përfshirjes së të gjitha qyteteve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, vazhduam me lajmet, të cilat nuk kanë për qëllim vetëm informimin por edhe vetëdijësimin e qytetarëve lidhur me pasojat e ndryshimeve klimatike. Për një kohë të shkurtër portali ynë u bë referenca kryesore shqiptare sa herë që vjen fjala për parashikimin e motit. Shqiptarët e Ballkanit, por edhe diaspora jonë i qasen adresës sonë disa herë në ditë për të kuptuar ndryshimet dhe teket e motit.

Aplikacioni është zhvilluar nga agjencia kreative “Trokit” me seli në Prishtinë. Ajo çfarë e shquan këtë aplikacion është thjeshtësia e përdorimit dhe vizualizimet e bukura të cilat ndryshojnë varësisht prej motit. Përdoruesit mund të zgjedhin tri e më shumë qytete për t’u njoftuar me motin. Në këtë mënyrë ata do të jenë në gjendje që shumë më lehtë t’i planifikojnë agjendat/udhëtimet e tyre të cilat shpeshherë varen nga moti.

Agjencia në fjalë premton se shumë shpejt vizitorët e motilokal.com do të kenë mundësinë që ta shkarkojnë edhe në platformën Android. /Motilokal.com

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme