spot_img
HomeBUJKUMoti, fillimi i javës me shi, nga e marta më ftohtë, mundësi...

Moti, fillimi i javës me shi, nga e marta më ftohtë, mundësi edhe për borë

spot_img

23.12.2018 – Pas motit të butë që mbizotëroj në fundjavë, me temperatura maksimale që vende-vende arritën edhe në 13C deri 15C, në fillim të javës pritet të depërtojë nga veriu i kontnentit, një front i ftohtë që do të sjellë vransira, erëra të fuqishme dhe të reshura, që ditën e hënë do të fillojnë me shi, e më vonë gjatë natës dhe nga dita e martë me mundësi edhe për reshje bore. Nga dita e martë, poashtu pritet të mbajë mot më i ftohtë.
Në pjesën e dytë të javës fushat e presionit të lartë që do të shtrihen mbi rajon, do të kushtëzojnë mot më stabil me kthjellime, por me ngrica në orët e mëngjesit.

Me afrimin e frontit të ftohtë në fillim të javës, parashihen të fryjnë edhe erëra të fuqishme që do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe shpërndarjen e ndotësve, ku vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të zbresin në vlera normale, ndërsa ditën e martë pritet të zbresin edhe në të mira.

24.12 – Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull. Gjatë ditës vransirat do të shtohen, e pasdite vonë dhe në mbrëmje priten reshje shiu dhe erëra të fuqishme, e vende-vende reshjet do të jenë më intenzive. Vonë në mbrëmje dhe gjatë natës reshjet e shiut do të përzien edhe me borë.
25.12 – Mot më i ftohtë dhe pjesërisht i vranët. Kohëpaskohe mundësi për reshje lokale bore, kryesisht në mëngjes dhe pasdite vonë.
26.12 – Mot i ftohtë, kryesisht me vransira. Kohëpaskohe mundësi për reshje të dobëta bore.
27.12-28.12 – Të enjten në mëngjes ngrica, gjatë ditës mot kryesisht me diell. Edhe ditën e premte në mëngjes ngrica, e gjatë ditës mot pjesërisht i vranët.

Temperaturat do të pësojnë rënie të theksura. Minimalet do të zbresin nga +2C në -5C, e maksimalet nga 12C, sa pritet të shënojnë të hënën, do të zbresin deri në 0C ditën e martë.
Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga jugperëndimi dhe veriu 5-15 m/s.
Shtypja atmosferike nesër do të zbres rreth vlerave normale, më pas pritet të shënojë rritje rapide.

No automatic alt text available.
spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme