spot_img
HomeLAJMET E FUNDITMinistrja Reshitaj së bashku me 105 të rinj ndërkombëtar mbjellin drunjë

Ministrja Reshitaj së bashku me 105 të rinj ndërkombëtar mbjellin drunjë

spot_img

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, sot i është bashkuar aktivitetit për mbjelljen e drunjëve në Memorialin e Presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Në këtë aktivitet, i cili po mbahet në kuadër të Javës së Mjedisit, kanë marrë pjesë 105 të rinj, shtetas të ardhur në Kosovë nga 18 shtete të botës perëndimore.

Ministrja Reshitaj tha se ky aktivitet po bëhet për të ofruar një ambient të gjelbër dhe mirëmbajtje të kësaj zone ku prehet ish-presidenti, Ibrahim Rugova.

“ Sot, në kuadër të Javës së Mjedisit, jam e nderuar që bashkë me këta të rinj të shteteve të ndryshme po mbjellim drunjë në Memorialin e Presidentit historik, Ibrahim Rugova, si shenjë respekti dhe nevoje për një gjelbërim dhe mirëmbajtje më të mirë të zonës ku prehet ish- presidenti historik i Kosovës”, deklaroi Reshitaj.

Ajo premtoi mbështetje si ministre e MMPH-së për të këta të rinj dhe iniciativat e tyre që kanë qëllim një Kosovë të pastër.

“ Njëkohësisht përfitoj rastin të bëjë thirrje për të rinjtë që t’iu bashkohen iniciativave të tilla për një mjedis më të pastër në mënyrë që të ngritet vetëdijesimi i qytetareve jo vetëm gjatë ‘Javës së ndikimit të të rinjve në botë’ por kjo të arrihet që në përmasa më të mëdha të zhvillohen aktivitete që do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në shoqëri”, tha ministrja Reshitaj.
Java e Mjedisit në Kosovë është duke u shënuar me aktivitete të ndryshme nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe do të vazhdojë deri më 5 qershor, me ç’ rast do të organizohet aktivitet për pastrimin e tërë Republikës së Kosovës.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme