spot_img
HomeBUJKUMinistri Çuçi: Certifikimi nga Global G.A.P garanton cilësi dhe shitje të prodhimeve...

Ministri Çuçi: Certifikimi nga Global G.A.P garanton cilësi dhe shitje të prodhimeve bujqësore

spot_img

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi ishte në Lushnje ku vizitoi nga afër një prej pikave të grumbullimit dhe serrave të kompanisë ‘Doni Fruits’, e cila për vitin 2018 ishte kompania e parë për eksportet e prodhimeve bujqësore Made in Albania me një volum prej 16 mijë tonë. Fillimisht ministri u ndal tek serra e kultivuar me pjepër, e cila pritet të jetë nga të parat në vend që do të marrë çertifikimin e Global G.A.P.

‘Ne do të synojmë që të gjithë prodhuesit bujqësor shqiptarë të lidhin marrëdhënie me Global G.A.P. Kjo do të thotë se nëse ke çertifikim nga Global G.A.P cilësia është 100% e garantuar, prodhimi mund të shitet në të gjithë Europën”, tha ministri Çuçi.

Në vijim Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural u ndal tek pika e grumbullimit prej nga ku nisen për çdo ditë kamionët me perime në Europë. Domatja vijon të jetë ende në krye të eksporteve të prodhimeve tona bujqësore. Në katër muajt e parë të këtij viti eksporti i domates Made in Albania është rritur me 96% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Synimi i kompanisë ‘Doni Fruits’ për këtë vit është të rrisë eksportet nga 16 në 25 mijë ton.

“Qeveria i ka vënë një theks të veçantë forcimit të pikave të grumbullimit sepse garantojnë tregun. Duke garantuar shitjen, edhe fermeri mbjell pa asnjë merak sepse me kontratat që bën me pikat e grumbullimit nuk i ngelet prodhimi. Grumbulluesi nga ana tjetër ka rol shumë të madh në disiplimimin dhe rritjen e cilësisë sepse duke i siguruar fermerit shitjen e prodhimit i imponon atij edhe cilësinë”, tha ministri Çuçi. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme