spot_img
HomeBUJKUMetodat për kontrollin e urithit

Metodat për kontrollin e urithit

spot_img

Urithi mund të bëjë dëme në kopshte/oborre/ dhe kullota, jo pse hanë çdo gjë nga bimët, ata zakonisht ushqehen me krimba/larva , duke formuar tunele me grumbuj të dheut që janë përdorur shpesh nga dëmtuesit tjerë si shtrofulla.

Urithët për pjesën më të madhe janë te pa dëmshëm për kulturat bujqësore.

Janë disa masa për luftimin/kontrollin e urithit:

Materiet kimike janë një mundësi – por keni kujdes sepse rezultojnë  të rrezikshme për fëmijët dhe shtazët;

Përdorimi i kurtheve, kurthet zakonisht vendosen në pranverë ose në vjeshtë kur urithet janë më aktive, kur koha është më e favorshme –  kur femrat e urithit janë shtatzëna. Kurthet zakonisht vendosen pas shirave sepse insektet janë më të dukshme në sipërfaqe, qe shërbejnë si ushqim i urithit.

Përzierja e naftës, vajgurit me sapunë si një tërësi. Koncentratin e përgatitur e hedhim në vrimat e përgatitura  nga urithi dhe nga era e kësaj urithi do largohet nga aty.

Masë tjetër është reduktimi i ujitjeve dhe duke praktikuar kontrollimin e insekteve në mënyrë që urithi të ndryshojë vendin e ndodhjes për një kohë.

Urithi zakonisht dëmet me tunele i bën herët në mëngjes dhe në mbrëmje, prandaj një kujdes i juaji do të largonte urithin ne mënyrën fizike duke ndërprerë tunelet dhe duke nxjerrë në sipërfaqe urithin.

Për të hequr urithet nga oborri është sfiduese, veçanërisht në qoftë se numri i tyre është i madh. Duke përdorur ilaçe natyrore, së bashku me disa masa agroteknike në shtëpi; si reduktimin e ujitjes,mbajtjen e qenve ose maceve që luftojnë urithët dhe brejtësit e tjerë. /keshillabujqesore.com

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme