spot_img
HomeBUJKUMe çka karakterizohet një familje e fortë e bletës

Me çka karakterizohet një familje e fortë e bletës

spot_img

Në shoqëri të fortë të bletës numërohet ajo familje e cila ka mbi 50 mijë bletë, ndërsa familje e dobët ajo e cila ka nën 40 mijë bletë.

Bletët e familjes së fort karakterizohen me shumë cilësi pozitive të cilat ndikojnë në prodhimin e sasisë më të madhe të mjaltit. Bletët e familjes së fort janë 30 për qind më të rënda se sa ato të familjes së dobët, kanë krih më të zhvilluar ,kanë gojë më të gjatë sjellin më shumë nektar në zgjua, jetojnë më gjatë etj., se sa bletët e familjes më të dobët.

Bletët e shoqërisë së fortë në kushte normale brenda dite dalin në fushë mbi 12 herë ndërsa bletët e familjes së dobët në fushë dalin deri në tri herë.

Për të fituar familje të fortë e cila do të ketë bletë me karakteristika të tilla ndikojnë tre faktor.

1. Mëma cilësore

2. Bletari

3. Vendi i bletores

Për të fituar mëma cilësore duhet së pari të zgjidhet familja mëm prej të cilës do të merren vetë, ajo duhet të ketë këto karakteristika:

– Të mos jetë agresive, sepse nga kjo cilësi varet puna normale rreth bletëve.

– Që mëma në gjenomet e veta të mos ketë cilësi të shprehura të roitjes natyrore.

– Që familja në bazë të numrit të bletëve të ketë prodhuar më së shumti mjalti.

– Që bletët në këtë familje t’i kenë ndërtuar hojet shpejt dhe në mënyrë kualitative.

– Që mëma të lëshoj ve në mënyrë të rregullt dhe në numër të madh nëse asaj i krijohen kushtet normale për punë .

– Që kjo familje të mos ketë lënguar nga ndonjë sëmundje ngjitëse.

– Të ketë cilësi pozitive në pastrimin e shpejt të qelizave të hojeve.

– Që familja të mos ketë cilësi të grabitjes.

– Të ketë cilësi të mira mbrojtëse nga grabitqarët .

– Të ketë cilësi të mëdha të mbledhjes të polemit etj.

Mirëpo edhe familja dado e cila i rrit amëzorët duhet të jetë e fort dhe t’i ketë të gjitha ato karakteristika sikurse edhe qeliza memë, sepse vetëm bletët e forta dhe me karakteristika të mira mund të prodhojnë qumësht mëmash cilësor.

Qumështi i mëmave formohet në gjëndrat pështymore të bletëve të reja prej moshës 8 deri në moshën 12 ditëshe. Bletët e familjes së dobët nuk i kanë të zhvilluar mirë këto gjëndra.
Është më rëndësi të veçantë të ceket edhe kjo se hulumtimet shkencore të fundit tregojnë se në cilësinë e formimit të familjes së fort 30 për qind kanë ndikim cilësitë trashëguese te mëmës ndërsa 70 për qind luajnë rol cilësi trashëguese të meshkujve.

Tani shtrohet pyetja se si të fitohen meshkuj cilësor. Edhe familja nga e cila do të prodhojmë meshkuj duhet ti ketë po ashtu të gjitha ato karakteristika sikurse edhe familja mëmë prej të cilës janë marr vezët dhe të mos jetë në farefisni me të.

Dihet se prej momentit të lëshimit të ves nga mëma e deri në momentin e daljes nga nimfa si insekt i rritur për mëmën duhet të kalojnë 16 ditë, për bletën punëtore 21 ditë ndërsa për mashkullin 24 ditë. Mëma aftësinë për tu fekonduar e arrijnë në kushte normale të 5 ditë ndërsa mashkulli aftësinë apo pjekurinë seksuale e arrijnë pas të 12 ditë. Kështu që bletari duhet të llogaris mirë se kur do ti fitoj mëmat dhe në bletore ti ketë meshkujt e dëshiruar dhe të aftë për t’i fekonduar ato.

Meshkujt do t’i fitojmë në këtë mënyrë. Pasi që ta kemi zgjedh familjen në mes së pjellës së hapur fusim një kornizë pa fletë dylli. Është mirë që kjo kornizë të jetë e veçantë siç shihet në fotografi që në gjysmën e poshtme te ketë fletë dylli ndërsa gjysma e siperme të jetë e thatë pa fletë dylli.

Mirëpo edhe në këtë kornizë siç e kamë quajtur unë “xherxhef “ për parvazin e sipërm duhet të jetë i ngjitur një shirit i fletës së dyllit me gjerësi rreth 1cm. Bletët në të menjëherë do të fillojnë të formojnë hoje në të cilat qeliza mëma do të lëshoj ve të pa fekonduara prej të cilave do të zhvillohen meshkujt.

Edhe vendi i mbarsimit të mëmave luan rol të rëndësishëm në fekondimin e mëmës. Pasi që mëma në kushte natyrore fekondohet në ajër dhe ne nuk mund t’ia zgjedhim meshkujt atëherë duhet që ti krijojmë kushte praktike që mëma të mbarsohet me ata meshkuj që ne dëshirojmë. Kjo arrihet deri në 90% kur parkun ku do të bëjmë fekondimin e mëmave e vendosim në atë lokacion ku mundësisht në afërsi prej 5 km. të mos ketë bletë tjera. Në këtë rast gjasat janë shumë të mëdha qe fekondimi i mëmave të bëhet me ata meshkuj që ne dëshirojmë./Gazeta Bujku

 —

Autor: Prof. Fadil Kukleci – Biolog

 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme