spot_img
HomeBUJKUMbahet punëtoria e tretë e rrjetit të Menaxhimit të Zjarrit në Natyrë...

Mbahet punëtoria e tretë e rrjetit të Menaxhimit të Zjarrit në Natyrë në Ballkanin Perëndimor

spot_img

Është mbajtur punëtoria e tretë në kuadër të programit Menaxhimi i Zjarrit në Natyrë për Ballkanin Perëndimor, me datë 22 Nëntor në Prishtinë në hotel Garden, me fillim nga ora 9.

Ballkani Perëndimor është një nga rajonet më të prekura në Evropë nga zjarret në natyrë. Ndryshimet klimatike, ndryshimi i përdorimit të tokës dhe migrimi rural po rrisin cenueshmerine e ekosistemit ndaj zjarreve në natyrë në rajon.  Për të zbutur ndikimet negative të zjarreve në natyrë në Balkanin Perendimor, është e nevojshme të ketë bashkëpunim gjithëpërfshirës, ndërkufitar dhe shkëmbim njohurishë për të forcuar kapacitetet për menaxhimin e zjarrit në natyre.Menaxhimi i Zjarrit në natyrë në Ballkanin Perëndimor është një Program organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim – SDC, koordinohet nga kompania Farmahem nga Shkupi, Maqedonia e Veriut, me mbështetjen e Helvetas Swiss Intercooperation nga Zvicrra dhe Qendra Rajonale  e Monitorimit të Zjarrit (RFMC).

Faza e parë është projektuar të zbatohet nga 01.02.2022 deri më 31.08.2025. Menaxhimi i Zjarrit në Natyrë ne Ballkanin Perendimor synon të nxisë bashkëpunimin rajonal, të krijojë politika të përbashkëta dhe të zhvillojë strategji dhe udhëzime të Menaxhimit të Zjarrit në Natyrë në vendet e Ballkanit Perëndimor.  Ky program përdor një qasje pjesëmarrëse që përfshin në proces popullatën lokale, promovon barazinë gjinore dhe forcon më tej ndërgjegjësimin publik për rëndësinë e ruajtjen e burimeve natyrore.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte prezentimi i Draft RaportiT mbi Menaxhimin e Zjarrit në Natyrë duke përfshirë Udhëzimet për Menaxhimin e Zjarrit në Republikën e Kosovës. Është raporti i parë në Kosovë që përfshinë komponentët shume të rëndësishme lidhur me Menaxhimin e zjarrit në natyrë.

Punëtorinë në nivel vendi të organizuar dhe moderuar nga Arlinda Gashi, u hap nga z.Tahir Ahmeti, Drejtor i Departamentit të Pylltarisë në Ministrinë e  Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe z. Cvetan Nikolovski – Udhëheqës I ekipit të programit të Menaxhimit të Zjarrit në Natyrë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën hyrëse, z. Tahir Ahmeti Drejtor i Departamentit në Ministrinë e  Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, theksoi se qëllimi i këtij programi është të inkurajojë bashkëpunimin rajonal, të krijojë politika të përbashkëta, të zhvillojë strategji dhe udhëzime për menaxhimin e zjarrit në natyrë në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe të përcaktojë rolin e të gjitha palëve të interesit në Republikën e Kosovës.  Ballkani Perëndimor  është një nga rajonet më të prekura në Evropë nga zjarret në natyrë. Ndryshimet klimatike, ndryshimi i përdorimit të tokës dhe migrimi rural po rrisin cenueshmerine e ekosistemit ndaj zjarreve në natyrë në rajon dhe për të zbutur ndikimet negative të zjarreve në natyrë në Balkanin Perendimor, është e nevojshme të ketë bashkëpunim gjithëpërfshirës, ndërkufitar dhe shkëmbim njohurishë për të forcuar kapacitetet për menaxhimin e zjarrit në natyre, i  cili njëherit përgëzoi projektin për punën e bërë lidhur me hartimin e draft raportit të MZN-së për Republikën e Kosovës, me mbeshtetje të Qendrës Regjionale për Monitorim të Zjarreve (RFMC).

Cvetan Nikolovski, Udhëheqës i ekipit të Programit të Menaxhimit të Zjarrit në Natyrë në Ballkanin Perëndimor, gjithashtu i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe theksoi se përkrahja dhe angazhimi i të gjithë palëve të interesit është i nevojshëm për zbatimin me sukses të programit, i cili është qëllimi i përbashkët.

Në punëtori ishin të  pranishëm edhe përfaqësues nga Ambasada e Zvicrës, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë znj.Ardiana Efendija Zhuri, Këshilltari i Ministrit të MBPZHR Albert Behrami, rreth 20 përfaqësues nga institucionet si pale kyq të programit për menaxhimin e zjarrit në natyrë, duke përfshirë shkencën, praktikat dhe politikën.

Qëllimi i punëtorisë ishte paraqitja e ecurisë së pregatitjes së Draft Raportit për menaxhimin e zjarreve në natyrë në Republikën e Kosovës, poashtu edhe procesi i pregatitjes së Strategjisë Kombëtare për MZN, dhe të definojë vizionin dhe qëllimin e përgjithshëm të Strategjisë.

Diskutimet rreth raportit ishin mjaft dinamike dhe të frytshme, ku edhe raporti i vlerësua i kompletuar në përmbajtje dhe shtjellim dhe dokument i përdorshëm që do t’u shërbejë institucioneve përkatës në sistemin aktual të MZN -së.

/Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme