spot_img
HomeBUJKUMbahet punëtoria e dytë e programit Menaxhimi i Zjarrit në Natyrë në...

Mbahet punëtoria e dytë e programit Menaxhimi i Zjarrit në Natyrë në Ballkanin Perëndimor

spot_img

Është mbajtur punëtoria e dytë në kuadër të programit Menaxhimi i Zjarrit në Natyrë për Ballkanin Perëndimor, me datë 24 Gusht në Prishtinë në hotel Garden, me fillim nga ora 9.

Ballkani Perëndimor është një nga rajonet më të prekura në Evropë nga zjarret në natyrë. Ndryshimet klimatike, ndryshimi i përdorimit të tokës dhe migrimi rural po rrisin cenueshmerine e ekosistemit ndaj zjarreve në natyrë në rajon.  Për të zbutur ndikimet negative të zjarreve në natyrë në Balkanin Perendimor, është e nevojshme të ketë bashkëpunim gjithëpërfshirës, ndërkufitar dhe shkëmbim njohurishë për të forcuar kapacitetet për menaxhimin e zjarrit në natyre.

Menaxhimi i Zjarrit në natyrë në Ballkanin Perëndimor është një Program i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim – SDC, koordinohet nga kompania Farmahem nga Shkupi, Maqedonia e Veriut, me mbështetjen e Helvetas Swiss Intercooperation nga Zvicrra dhe Qendra Rajonale  e Monitorimit të Zjarrit (RFMC).

Faza e parë është projektuar të zbatohet nga 01.02.2022 deri më 31.08.2025. Menaxhimi i Zjarrit në Natyrë ne Ballkanin Perendimor synon të nxisë bashkëpunimin rajonal, të krijojë politika të përbashkëta dhe të zhvillojë strategji dhe udhëzime të Menaxhimit të Zjarrit në Natyrë në vendet e Ballkanit Perëndimor.  Ky program përdor një qasje pjesëmarrëse që përfshin në proces popullatën lokale, promovon barazinë gjinore dhe forcon më tej ndërgjegjësimin publik për rëndësinë e ruajtjen e burimeve natyrore.

Punëtorinë e hapi z.Tahir Ahmeti, Drejtor i Departamentit të Pylltarisë në Ministrinë e  Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe z. Cvetan Nikolovski – Udhëheqës I ekipit të programit Menaxhimit të Zjarrit në Natyrë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën hyrëse, z. Tahir Ahmeti Drejtor i Departamentit në Ministrinë e  Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, theksoi që MBPZHR, përshëndeti takimin dhe qëllimi i këtij programi është të inkurajojë bashkëpunimin rajonal, të krijojë politika të përbashkëta, të zhvillojë strategji dhe udhëzime për menaxhimin e zjarrit në natyrë në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe të përcaktojë rolin e të gjitha palëve të interesit në Republikën e Kosovës.  Ballkani Perëndimor  është një nga rajonet më të prekura në Evropë nga zjarret në natyrë. Ndryshimet klimatike, ndryshimi i përdorimit të tokës dhe migrimi rural po rrisin cenueshmerine e ekosistemit ndaj zjarreve në natyrë në rajon dhe për të zbutur ndikimet negative të zjarreve në natyrë në Balkanin Perendimor, është e nevojshme të ketë bashkëpunim gjithëpërfshirës, ndërkufitar dhe shkëmbim njohurishë për të forcuar kapacitetet për menaxhimin e zjarrit në natyre.

Cvetan Nikolovski, Udhëheqës i ekipit të Programit të Menaxhimit të Zjarrit në Natyrë në Ballkanin Perëndimor, gjithashtu i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe theksoi se përkrahja dhe angazhimi i të gjithë palëve të interesit është i nevojshëm për zbatimin me sukses të programit, i cili është qëllimi i përbashkët.

Në punëtori ishte i pranishëm edhe Këshilltari i Ministrit të MBPZHR Albert Behrami. Të pranishëm ishin edhe akterët kyq të programit për MZN, duke përfshirë shkencën, praktikat dhe sektorët e politikave nga Republika e Kosovës.

Qëllimi i punëtorisë ishte prezantimi i draft Raportit për menaxhimin e zjarreve në natyrë në Republikën e Kosovës, si dhe kontributi i të gjitha palëve të interesit, për të krijuar një SWOT analizë të sistemit aktual si dhe për të propozuar udhëzime për Menaxhimin e Zjarrit.

Ata shprehën interesimin e tyre për temën e MZN-së dhe patën diskutime të frytshme dhe shprehën së bashku gatishmërinë e tyre për të punuar në mënyrë të vazhdueshme dhe për të krijuar një rrjet plotësisht funksional të MZN në nivel kombëtar me qëllim që të kontribuojnë në krijimin e peizazheve rezistente ndaj zjarrit.

/Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme