spot_img
HomeLAJMET E FUNDITMbahet manifestimi 'Ditët e Brezit të Gjelbër Evropian 2018'

Mbahet manifestimi ‘Ditët e Brezit të Gjelbër Evropian 2018’

spot_img

Me datën 24 shtator në Karagaq të Pejës, do të mbahet manifestimi “Ditët e Brezit të Gjelbër Evropian 2018”.

Përveç aktiviteteve të ndryshme të planifikuara në këtë manifestim që përfshijnë muzikë, lojëra e ushqim tradicional, art dhe foto ekspozitë me temën “Brezi i Gjelbër i Ballkanit”, Komunës së Pejës do ti ndahet çmimi “Komuna model në Brezin e Gjelbër Evropian”.

Ky aktivitet është organizimi i përbashkët i organizatave EURONATURE, “Era” nga Peja, “Triton” nga Plava dhe “Toka” nga Tirana.

“Brezi i Gjelbër Evropian”, është rrjet i organizatave Qeveritare dhe Jo qeveritare, që ka për qëllim të rrisë koordinimin, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informatave përgjatë brezit të zonave me vlera të larta të trashëgimisë natyrore, peisazhore dhe kulturore në Evropë.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme