spot_img
HomeBUJKUMasat agropomoteknike për kultivimin e lajthisë

Masat agropomoteknike për kultivimin e lajthisë

spot_img

Sistemi i mbjellës së lajthisë është ai në rreshta në formë katrore ose rombik dhe formën e kurorës, shkurre-globoze.

a) Forma shkurrore me shumë trungje, fidanët mbillen në distanca 5 x 5m ose 6 x 6m duke mbjellë 4 bimë në të njëjtin vend. Forma shkurrore formohet në këtë mënyrë: bimët pasi mbillen në vitin e parë shkurtohen në gjatësinë e 4 sythave vegjetativë në mënyrë që të japë degëzimet anësore. Vitin e dytë ato shkurtohen përsëri, për të shpërthyer fundakët nga të cilët zgjidhen 6-8 më të përshtatshmit. Vitet e tjera shkurtimet synojnë plotësimin e kurorës me lastarë prodhues.

b) Si pemë me një trung lajthia mbillet në distanca 5 x 5m nga një bimë në vendin e mbjelljes. Forma pemë e lajthisë krijohet duke shkurtuar bimën në 40-50 cm lartësi dhe nga degët anësore

të reja zgjidhen 5 degët më të mira, kurse fundakët e tjerë largohen. Dobia e kësaj forme qëndron në faktin se agroteknika në pemëtore mund të mekanizohet plotësisht.

Krasitja prodhuese, është e lehtë. Ajo konsiston në rrallimin e degëzimeve të panevojshëm e që dendësojnë kurorën dhe në pak shkurtime. Gjithashtu largohen degët shumë të vjetra dhe ato të infektuara.

Ujitja dhe plehërimi

Lajthia që kultivohet në lartësi të madhe prodhon mirë pa ujitje duke u mjaftuar në shirat e dimrit dhe lagështinë e tokës.

Gjithashtu klima e freskët dhe lagështia ajrore kufizojnë nevojat e bimës për ujë. Në toka fushore të lehta e të kulluara, sipas nevojës së bimëve mund të kryhen 2-3 ujitje gjatë verës. Kërkesat e lajthisë për element ushqyes duhet të plotësohen çdo vit pasi një pjesë e mirë e tyre largohen me prodhimin. Skema e plehërimit është 20:10:10 (N, P, K), në masën 50-100 kg/dynym. Megjithatë

plehërimi duhet të bazohet në nevojat e bimës sipas analizave gjethore. Përqendrimet kritike të elementëve ushqyes në gjethen e lajthisë janë:

N-2.2% Mn- 25ppm

P-0.12% Fe-50ppm

K-0.7% Cu-4ppm

Ca-1.0% B-35ppm

Mg-0.24% Zn-18ppm

Nënshartesat për lajthi

Lajthia, si lloj peme, mund të shumohet në mënyrë gjenerative (me farë) dhe vegjetative me (me përpaja, me kamëza, me copëza, me shartim etj.)

Në praktikë, si nënshartesë për kultivarë të lajthisë përdoren farishtet dhe pjesë të tjera vegjetative të lajthisë së rëndomtë (Corylus avellana L.) si dhe po ashtu farishtet dhe pjesë të tjera vegjetative të lajthisë stambolleshë (C.colurna L.), e cila nuk jep kamëza në pemëtore. Mosparaqitja e kamëzave në pemishte të lajthisë, konsiderohet më shumë si veti pozitive. /Gazeta Bujku

Pemëtaria Speciale / Zyra bashkëpunuese MASHT/DANIDA

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme