spot_img
HomeBUJKUMaqedoni, shpallet thirrja publike për investime në bujqësi

Maqedoni, shpallet thirrja publike për investime në bujqësi

spot_img

Zv. Drejtori i Agjensionit për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural AbdulSelam Selami ka njoftuar për thirrjet e fundit publike sa i përket investimeve për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore.

Thirje publike për parashtrimin e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural për
vitin 2018

I. LËNDA E SHPALLJES

Me fonde të pa kthyeshme nga Programi i zhvillimit rural, komunat mund të sigurojnë kushte më të mira për shitësit dhe konsumatorët në tregje.

Nga sot deri në 8 dhjetor, të gjitha njësitë e qeverisjes vendore, ndërmarrjet publike apo publike të themeluara – me partneritetet private mund të aplikojnë për fitimin e mjeteve nga Programi për zhvillim rural nga Masa 123 ” Investime për përpunim dhe marketing të produkteve bujqësore,” ose nën-masa 123.3 “Investime në infrastrukturën e tregut për aktivitetet pas korrjeve/mbledhjeve.

“Shuma maksimale që mund të merret për përdorues është 7 milionë denarë. Fondet janë të pakthyeshme dhe mund të përdoren për:

1. Blerjen e materialeve të ndërtimit dhe elementeve të ndërtimit – rikonstruksionin e objekteve për pranimin, përgatitjen dhe magazinimin.
2. Pajisje për përcaktimin dhe kontrollimin e cilësisë së produkteve.
3. Pajisje për shënim dhe paketimit.
4. Shërbime nga palët e treta për mbikëqyrjen dhe ekzekutimin e punimeve të ndërtimit dhe të elektrifitimit.
5. Përgatitjen e studimeve, elaborateve, planifikimi teknik dhe dokumentacionin e ndërtimit.
Një përdorues mund të paraqesë deri në 3 kërkesa individuale për masa të ndryshme, duke marrë parasysh të gjitha masat nga Programi për Mbështetjen Financiare të Zhvillimit Rural për 2018.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme