spot_img
HomeBUJKUBlegtoriMaqedoni, filloi pagesa e blegtorëve për qumështin e dorëzuar

Maqedoni, filloi pagesa e blegtorëve për qumështin e dorëzuar

spot_img

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski kumtopi se sot ka filluar pagesa ndaj blegtorëve për qumështin e dorëzuar me çfarë përmbyllet pagesa e subvencioneve për prodhimin dhe dorëzimin e qumështit në vitin 2017.

Pagesa nga faza e tretë po kryhet përmes Agjencisë Pagesore dhe do të paguhen mbi 150 milionë denarë, theksoi Nikollovski.

Gjatë vizitës në Komunën e manastirit, ministri Nikollovski theksoi se MBPEU ka shpallur dhe është në vijim nënshkrimi i marrëveshjeve për tokë bujqësore të dedikuar për prodhimin e ushqimit për kafshë.

Sipas Nikollovskit, me integrimin e shtetit në BE dhe në NATO, dukshëm do të rritet mbështetja e sektorit rural dhe bujqësisë në tërësi për çfarë do të mund të shfrytëzohen mjete shumë më të mëdha nga të deritanishmet.

Përveç me bujqit, Nikollovski u takua edhe me kryetaren e Manastirit Natasha Petrovska e cila e informoi për procesin e dëmshpërblimit për bujqit për hapësirat e dëmtuara bujqësore të shkaktuara nga moti i keq dhe breshri.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme