spot_img
HomeEKONOMIMalisheva bëhet me Inkubator të Biznesit, ministri Shala e kryetari Begaj nënshkruajnë...

Malisheva bëhet me Inkubator të Biznesit, ministri Shala e kryetari Begaj nënshkruajnë marrëveshje

spot_img

Në vazhdën e mbështetjes për komunat e Kosovës, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka nënshkruar sot marrëveshje me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj për nisjen e ndërtimit të Inkubatorit të Biznesit në këtë komunë.

Ministri Shala ka thënë se qëllimi i kësaj marrëveshje është ndihma ndaj komunave që bizneset të kenë kushte dhe mundësi më të mirë për ta zhvilluar veprimtarin e tyre.
Shala ka thënë se ky nuk do të jetë projekti i vetëm në Komunën e Malishevës, por edhe në komunat tjera do të ketë iniciativa të tilla.

“Çdo ditë po punojmë që bizneset tona të kenë kushte dhe mundësi të operimit më të mira. Iniciativat të ngjashme nuk do të ndalen me kaq, por do të vazhdojnë edhe në komunat tjera. Jam i lumtur që sot nënshkrova një marrëveshje për nisjen e ndërtimit të Inkubatorit të Bizneseve në Komunën e Malishevës dhe së shpejti do të nisin edhe punimet. Ky inkubator do të jetë një mundësi e mirë për të rinjtë e Kosovës që idetë e tyre t’i bëjnë realitet”, ka thënë ministri Shala./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme