spot_img
HomeEKONOMIMakaronat turke eksportohen në 154 vende të botës

Makaronat turke eksportohen në 154 vende të botës

spot_img

Presidenti i Bordit Ekzekutiv të Shoqatës Turke të Prodhuesve të Makaronave, Abdulkadir Kulahçioglu, ka bërë me dije se Turqia eksporton makarona në 154 shtete të ndryshme anembanë botës.

“Eksporti i makaronave turke ka arritur në 1 milion e 55 mijë tonë vitin e kaluar, ndërkohë që në 2016-n ishte 831 mijë tonë. Kurse në 2018-n parashikojmë që eksporti i makaronave të arrijnë në 1 milion e 200 mijë tonë”, ka thënë ai.

Duke tërhequr vëmendjen se vendet afrikane në veçanti janë konsumatorë shumë të mëdhenj të makaronave, Kulahçioglu ka theksuar se 68 për qind e eksportit turk të makaronave realizohet në këtë kontinent./trt.tr.shqip

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme