spot_img
HomeLAJMET E FUNDITLëng molle me karotë

Lëng molle me karotë

spot_img

Përfitimet e lëngut të mollës me karatë janë mjaftë të mëdha, pasi që molla përmban vitaminat B3 dhe E, kalium dhe shumë pektinë, të cilat forcojnë sistemin mbrojtës, ndërsa karota e ushqen organizmin me beta karoten, vitaminat A, C dhe B, bakër, kalçium, mangan, fosfor dhe antioksidantë.

Si të përgatisim lëng molle me karotë?

Përbërësit:

Lëng molle me karrotë 5kg

mollë, 2kg

karotë, 3.5l

ujë, 4kg

sheqer, 70g limontoz.

Mollët dhe karotat e pastruara mirё priten nё pjesё tё holla u hedhet uji dhe zihen gjerë sa tё zbuten. Kur masa ftohet hedhen nё mikser pёr prodhimin e lёngut sё bashku me ujin qё janë zier (mikseri për lëngje e bën ndarjen e pulpës me lëngun). Lёngut tё fituar i shtohet sheqeri dhe limontozi pastaj lёngu nxehet deri sa tё vloj. Me lёngun e nxehtё mbushen shishet të cilat mbyllen dhe bёhet pasterizizimi i tyre. Nga kjo masё mund tё fitohen 10-13 l lëng molle./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme