spot_img
HomeBUJKULansohet Platforma Agromarket KS treg i gjelbër virtual

Lansohet Platforma Agromarket KS treg i gjelbër virtual

spot_img

Sot u lansua Agromarket KS https://agromarketks.com/ treg i gjelbër vitrtual në mbështetje të fermerëve vendor.

Në kuadër të projektit “Zhvillimi i komunitetit për përmirësim të mirëqenies dhe ndërtim të besimit” të mbështetur nga JICA dhe implementuar nga Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 në partneritet me sigma bmc, u lansuar Platforma Agromarket KS në përkrahje të fermerëve vendor si përgjigje ndaj sfidave të shkaktuar nga pandemia.

Të pranishmëve ju drejtua Linda Shala, Zëvendës Presidente e G7 e cila foli për rëndësinë e kësaj Platforme e cila do të të lehtësojë qasjen në treg e cila është identifikuar si një nga sfidat më të mëdha posaçërisht për bizneset në pronësi të grave si dhe për biznese të vogla dhe të mesme të cilat përbëjnë bazën e zhvillimit ekonomik të vendit. Platforma do të mundësoj jo vetëm në shitjen dhe blerjen e produkteve por edhe një komunikim në mes të konsumatorëve, prodhuesve dhe përpunueseve. Po ashtu sfidat me të cilat bizneset u ballafaquan gjatë kohës së pandemisë, vuri ne pah avantazhet e ekonomisë dixhitale.

Për konsumatoret do të ketë një vlerë shtesë meqë do të kenë mundësi të blejnë produkte vendore, cilësore dhe ti konsumojnë produktet e freskëta vendore në këtë mënyrë të fuqizojnë prodhuesit vendor. Po ashtu falënderoj përkrahësit e projektit siç është JICA dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

duke shpresuar në bashkëpunim të mëtutjeshëm në fuqizimin e prezencës së produkteve vendore, për përmirësimin e mirëqeniesë dhe bashkëpunimit dhe zhvillimit të ekonomisë së vendit.

Faton Peci, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ju falënderuar JICA për kontributin e vazhdueshëm si dhe në zhvillimin e këtij projekti si përgjigje ndaj dëmeve të shkaktuar nga pandemia.

Projekte të tilla mundësojnë zhvillimin e ekonomisë së vendit, si dhe qasjen e fermerëve në treg, e cila është mjaftë e rëndësishme. Ministria mbetet e përkushtuar që të përkrahe iniciativa te tilla inovative, avancojë politika programovre, avancojë legjislacionin, dhe krijimin e shtigjeve të reja dhe avancimin e mundësive të fermerëve për të gjetur treg të ri edhe jashtë vendit. Falënderojë implementuesit e projektit Dhomën Ekonomike të Grave të Kosovës-G7 dhe kompaninë Sigma bmc.

Jiro Takechi, Shefi i Zyrës së JICA për Ballkan, ju drejtua të pranishmëve duke theksuar rëndësinë e kësaj iniciative në përkrahje të fermerëve e cila ka dalë si përgjigje ndaj dëmeve të shkaktuar nga pandemia si dhe vazhdimësi e projektit të mëhershëm për fermerët gjatë viteve 2016-2019 për komunat Gjakovë,

Suharekë, Partes dhe Strpce. Ky trajnim ka pas qëllim që pjesëmarrësit të përfitojnë nga përvojat më të mira Japonese në zhvillimin e agroturizmit dhe bujqësisë. Kjo platformë mundëson fermerëve që të kenë një qasje në treg më të gjerë dhe të rrisin shitjet e tyre. JICA qëndron e gatshme që të përkrahë iniciativa të ngjashme në zhvillimin e ekonomisë së vendit.

Me këtë rast Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës-G7 ftoj të gjithë të pranishmëve të ndjekin rrjetet sociale dhe të regjistrohen në Agromarket KS.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme