spot_img
HomeBUJKUBimëKultivimi i mentës

Kultivimi i mentës

spot_img

Menta është vetëm bimë kultivuese dhe prodhimtaria saj haset në krejt botën. Kultivohet kryesisht varieteti anglez Mitcham, mirëpo ekzistojnë edhe disa varietete tjera.

Karakteristikat morfologjike dhe fiziologjike

Menta është bimë shumëvjeçare, me lartësi 30 deri 80 cm, nga kërcejtë rozetë të degëzuar. Trupi është shkurre, rrënjët janë xhufkore, dobët të zhvilluara dhe në tokë krijojnë masën e kërcejve nëntokësor nga të cilat zhvillohen në numër shumë të madh kërcejtë mbitokësor. Më vonë kërcejve nëntokësor përdoren për mbjelljen e mentës (kryesisht në vjeshtë).

Gjethet e mentës janë me bishta të shkurtër eliptike gjatësore dhe buzët i kanë të dhëmbëzuara me nerva të theksuar të gjatë 4 deri 7 cm. Faqja e sipërme e fletëve është me ngjyrë të gjelbërt  të mbyllur dhe të lëmuar, kurse faqja e poshtme me ngjyrë të gjelbër të ndritshme.

Degët e mentës përfundojnë me lulesë të përbërë  nga 6 deri 7 lule. Lulet janë të imëta dhe gjenden në maje të degëve  të cilat degëzohen nga sqetullat e gjetheve. Lulet janë më ngjyrë të kuqe në roze ose ngjyrë vjollce.

Bima përmban më së shumti vaj eterik në fillim të lulëzimit. Lulëzon nga qershori deri në shtator.

Përbërja kimike dhe përdorimi i bimës së Mentës

Gjethet e thara të mentës përmbajnë 2-4 për qind vaj eterik kurse herba 1-2 për qind. Shfrytëzohet shumë në mjekësi, për prodhimin e çajave, për shërimin e organeve të tretjes dhe organeve të frymëmarrjes, në kozmetikë, farmaci dhe industrinë ushqimore.

Kushtet e suksesit

Klima – Ka sukses në vendet me klimë të lagësht. Ka një areal shumë të gjerë të shtrirjes dhe ka sukses gati në të gjitha vendet. Nuk ka kërkesa të veçanta ndaj nxehtësisë por temperaturat e ulëta në periudhën vegjetacionit shumë vështirë i përballon. Pjesët mbitokësore dëmtohen porsa temperaturat bien në 0°C. Menta ka preferencë shumë për dritë. Mund të kultivohet edhe në temperatura të larta por jo mbi 800 m lartësi mbidetare sepse ajo ndikon negativisht në rendimentin e mentës. Nuk e duron thatësinë sepse kjo bimë ka një sistem të zhvilluar të kërcejve nëntokësor – stoloneve dhe ka një sistem rrënjor dobët të zhvilluar dhe kryesisht të vendosur në sipërfaqen tokësore. 

Toka – I përshtaten tokat ranore, aluviale dhe të pasura kurse tokat e rënda nuk i konvenojnë. I përshtaten tokat me aciditet të dobët deri në neutral. 

Kultivimi 

Qarkullimi bimor  – Menta vazhdimisht kultivohet në qarkullim bimor  për shkak të kërkesave të shumta për materieve ushqyese si dhe nuk është rezistence ndaj ndryshkut të gjethit. I përshtaten tokat që kanë qenë të mbjella me kultura mihëse. Në të njëjtën parcelë qëndrojnë 3 vite kurse në të njëjtën parcelë mund të kultivohen pas 3 deri 5 vitesh. 

Përpunimi tokës – Punimi themelor i tokës është shumë i rëndësishëm sepse sipërfaqja e tokës duhet të jetë e shkrifët, siç dihet në të vendosen kërcejtë nëntokësor – stolonet. Duhet të sigurohet sa më shumë ujë dhe duhet mënjanuar barojat. Këto dy operacione vijnë në konsiderim vetëm duke marrë parasysh sistemin e dobët rrënjor. Porsa të vjelët para kultura menjëherë duhet të fillon punimi tokës. Së pari me një ugar të lehtë me thellësi15 cm  kurse në vjeshtë me një lëvrim të thellë deri 30 cm. Për mbjelljen pranverore hullitë duhet të lihen të hapura kurse për mbjelljen vjeshtore menjëherë fillohet me përgatitjen  e tokës për mbjellje. 

Plehërimi – Plehërimi më pleh të stallës më së shumti i përshtatet kur ajo është vendosë tek parakultura.  Nëse vendoset drejtpërdrejtë para mbjelljes atëherë duhet të jetë jashtëzakonisht i djegur. 

Shumimi – kryhet në dy forma: nëpërmjet stolloneve dhe fidanëve.

Stollonet – merren nga parcela që më herët është caktuar për këtë qëllim. Materiali më i mirë shumues merret tek bimët e mentës nga kulturat njëvjeçare. Gjatë përgatitjes së planifikuar të materialit riprodhues më së miri është që të zgjidhen bimët që janë më të zhvilluara dhe ato që nuk kanë ndryshk në gjethe. Stollonet e zgjedhura që janë marr nga këto bimë duhet të shumohen në parcelë të veçantë. Sasia e materialit fidanor e cila merret nga kjo parcelë mund të shërbej për zgjerimin e sipërfaqes për 3 deri 5 herë për një sipërfaqe më të madhe. Dihet se stollonet e mentës zhvillohen nën sipërfaqen e tokës dhe mbi sipërfaqen e tokës.  Ato që zhvillohen mbi sipërfaqe duhet të mënjanohen sepse janë të infektuara me sporet e ndryshkut dhe mund të shërbejnë si burim i infeksionit tek fidanët. Stollonet duhet të nxjerrën drejtpërdrejt para mbjelljes dhe nuk guxojnë ti ekspozohen erërave dhe rrezatimit diellor. Nëse importohen nga larg është mirë që ato të vendosen në dyshek kashte dhe kjo e fundit duhet të mbahet gjithnjë e lagësht.

Mbjellja e fidanëve – Kryhet në vjeshtë ose pranverë në të 2 rastet sa më herët që është e mundur dhe nuk guxojnë të vendosen në toka të thata. Mbjellja vjeshtore mund të filloj në gjysmën e dytë të shtatorit, por ky muaj shpesh është pa të reshura dhe për këtë arsye mbjellja duhet të kryhet në tetor ose nëntor. Mbjellja vjeshtore ka shumë përparësi krahasuar me mbjelljen pranverore. Stollonet që qëndrojnë gjatë dimrit ju nënshtrohen temperaturave të dimrit tejet të ulëta, dëmtohen tërësisht dhe nuk mbetet  asgjë për tu shfrytëzuar  në pranverë si material fidanor. Materiali i mbjellur në vjeshtë fillon të këndellet nga dëmtimet gjatë përgatitjes së fidanëve dhe mbjelljes së tyre dhe me paraqitjen e temperaturave të larta ato fillojnë të zhvillohen. Mbjellja vjeshtore ka përparësi se  më herët vjen deri të vjelja në vitin tjetër. Stollonet mbulohen me dhe deri 10 cm dhe i  qëndrojnë temperaturave deri në -10°C.

Mbjellja e mentës kryhet asisoj që në tokën e përgatitur mirë për mbjellje me shënjestër hapen hulli 10 cm. Distanca në mes hullive duhet të jetë 60 – 70 cm me qëllim që mos të humbet shumë lagështia. Hapja e hullive duhet të kryhet menjëherë para mbjelljes së fidanëve. Stollonet vendosen për së gjati gjatë hullisë dhe posa të vendosen ata mbulohen menjëherë. Nëse mbjellja kryhet në pranverë, aktivitetet  do të jenë të njëjta vetëm  se duhet të bëhet cilindrimi me qëllim që mos të largohet lagështia nga hullia, sepse erërat pranverore shumë shpejt e thajnë tokën.

Për mbjellje të 1 hektarë është e nevojshme rreth 1,500 kg stollone. 

Kujdesi

Gjatë kultivimit të mentës aplikohen këto masa agroteknike të kujdesit: mihja, të ushqyerit, herrja, ujitja, mbrojtja nga dëmtuesit.

Mihja – është një masë e obligueshme. Sa herë zbatohet varet nga karakteristikat e tokës, barojat, kushtet meteorologjike etj. Nëse toka krijon shpejt kore dhe shpejt  mbulohet  nga barojat e këqija atëherë duhet disa herë të mihet dhe të kultivohet në mes rendeve. Pas çdo ujitje duhet të kryhet kultivimi në mes rendeve kurse mihja zakonisht 2 herë. Këto operacione kryhen derisa stollonet e mbulojnë hapësirën ndërmjet rendeve. Një mihje kryhet drejtpërdrejt pas mbjelljes dhe ujitjes.

Herrja – Nëse gjatë vegjetacionit kryhen 3 deri 4 mihje atëherë herrja shpesh nuk është e nevojshme. Para vetë vjeljes kur hapësirën ndërmjet rendeve tek menta e mbulojnë barojat është mirë që ato së pari të herren. Prania e barojave do të ndikon negativisht  si në tharje edhe në kualitetin e vajit eterik që përfitohet. 

Ujitja – e mentës duhet të kryhet aty ku është e mundur. Gjatë paraqitjes së periudhave të gjata kohore me thatësi ujitja është e obligueshme dhe atë më së paku 2 herë ndërsa sipas nevojës së vegjetacionit edhe disa herë. Pas kositjes së parë është e nevojshme një ujitje. Më së miri i përshtatet ujitja në formë shiu dhe kjo duhet të kryhet pasdite vonë dhe me zhagitje gjatë natës. 

Sëmundjet dhe dëmtuesit – Nga sëmundjet kërpudhore Mentën më së shumti e sulmon ndryshku (Puccinia menthae). Kjo sëmundje manifestohet me paraqitjen e njollave ngjyrë ndryshku në faqen e poshtme të gjethit. Sëmundja së pari sulmon gjethet e poshtme afër tokës dhe pastaj shkon nga maja. Gjethet e  poshtme ngadalë marrin ngjyrë të errët dhe fillojnë të bien. Pjesërisht gjethet e sëmura nuk kanë vlerë tregtare as si lëndë e parë për distilim. Kjo sëmundje paraqitet në fazën pak para lulëzimit kështu që me kositje mund të pengohet përhapja e sëmundjes dhe eliminimi i humbjeve eventuale. Por nëse lajmohet më herët atëherë nuk duhet të pritet pjekja teknologjike. Në periudhën kur dihet se paraqitet sëmundja atëherë duhet që parcela e mbjellur  me Mentë të vizitohet çdo ditë sepse sëmundja përhapet shumë shpejtë. Ndryshku për disa ditë  shkatërron në tërësi parcelat e mbjella me mentë, prandaj posa të vërehen simptomet e para të sëmundjes duhet  të kryhet shirja. Nga dëmtuesit sulmohet nga morrat etj. 

Kositja – Kryhet kur hapen lulet në një të tretën e lulëzimit. Në këtë fazë gjethet përmbajnë më së shumti vajra eterike kurse menta jep më së shumti masë. Kositja e mentës kryhet me makinë kurse nëse kemi të bëjmë me prodhimtari më të vogël atëherë mundet edhe me dorë. Kositja kryhet vetëm 5 cm mbi sipërfaqen e tokës e cila duhet të kryhet në kohë të thatë. Nëse  bima e mentës është e lagësht nga shiu dhe bryma, shpejt gjethet e bimës  marrin ngjyrën e zezë dhe fillojnë të kalben. Kur të thahen gjethet tek menta nuk kanë më ngjyrë të bukur të gjelbër, kështu që i humb edhe vlera tregtare. Për marrjen e bimës së thatë – drogës, shirja duhet të filloj me herët dhe duhet të kositet vetëm aq sa mund të thahet dhe hiqen gjethet brenda një dite siç është e paraparë me rregulla. 

Tharja – për çfarë përdoret varet nga tregu dhe mundësitë e përpunimit. Për përfitimin e gjethit të mentës bima e kositur lihet në vendin e kositur për 3-5 orë së paku pak të thahet ku pastaj bartet për tharje të mëtutjeshme e cila mund të kryhet në formë natyrore dhe nëpërmjet  tharëses termike. Tharja duhet të kryhet në hapësira në hije por me qarkullim të mirë të ajrit. Gjethet ose krejt pjesa pjesa mbitokësore e bimës duhet të shpërndahet në shtresa të holla. Gjatë verës kur nuk ka reshje shiu procesi tharjes zgjatë 4-6 ditë. Por me rënien e temperaturave dhe rritjen e lagështisë së ajrit periudha kohore e tharjes zgjatet deri në 10 ditë ose më shumë. Por për tharje mund të shfrytëzohen edhe hajatet, koshat e misrit, tavanet etj, të cilat në përputhjen e kositjes janë të lira, por duhet të jenë mirë të pastruara. Bimët vendosen në lesa të thurura nga teli. Gjethet dhe bima e mentës mund të thahen edhe në tharëse. Në 3 orët e para temperatura duhet të jetë 50-55°C dhe pastaj temperaturat zbriten nga 40 – 45°C dhe në këtë formë të tharjes rritet kualiteti më i lartë i mallit (mentës).

Largimi i gjetheve nga kërcejtë mund të kryhet në disa mënyra me rrjeta ose me shkundje të rëndomtë. Sot ka makina qe i thyen gjethet dhe pastaj me ajër i largojnë ato nga masa e kërcejve.  Në fund bima e mentës duhet të jetë në tërësi e tharë, e pastër, pa shtesa nga bimët tjera, me ngjyrë të gjelbërt natyrore, gjethe pa njolla, jo me gjethe që kanë marr ngjyrë të zezë.

Për marrjen e një kg bimëve të thara është e nevojshme 4 kg lëndë e njomë e mentës kurse nëse është gjethe atëherë për 1kg janë të nevojshme 5 kg lëndë të njomë. 

Paketimi dhe ruajtja – gjethet e thara të mentës nuk duhet të ruhen gjatë sepse janë shumë higroskopike dhe kështu e thithin lagështinë. Gjethet me lagështi shumë lehtë e humbin ngjyrën e gjelbër. Bima e thatë duhet të paketohet në thasë letre me shumë shtresa. Masa e tharë ruhet në hapësira të ftohta, të thara dhe errëta.

Rendimente – Menta jep rendiment 1,500 – 2,000 kg gjethe të thara. Rendimenti i pjesës mbitokësore të bimës është 3,000 – 5,000 kg/ha. Për një hektar të mentës së kultivuar nxjerren 25 – 40 kg vaj eterik.

Menta kultivohet kryesisht për shkak të fletëve (Mentha piperitae folium) dhe kërcejve me fletë (Mentha piperitae herba), gjegjësisht vajit eterik (Mentha piperitae aetheroleum). Bima përmban rreth 1.25 % të vajit eterik  kurse nga kjo përqindje: 50 deri 90 % është mentol dhe 5 deri20 % menton. Vaji eterik fitohet me nxjerrjen nga masa mbitokësore  ose vetëm gjethet e mentës.

Lloji i mentës së egër – Mentha arvensis dhe tjera përdoren si çaj në mënyrë të veçantë ose në përzierje me kamomilën kundër kokë dhembjes, vështirësive me stomak, pagjumësisë, lodhjes dhe ftohjes.

Sot menta e egër përdoret në prodhimin e rakisë, çokollatave, keksëve, gomës për përtypje etj.

Në mjekësi Menta është treguar si ilaç i mirë tek: sëmundjet e stomakut (fyerjet dhe barkë qitjet), sëmundjet e organeve të frymëmarrjes (gojës, fytit dhe kollit), nervozes, sëmundjet e tëmthit, sëmundjet e zorrëve, sëmundjet e mëlçisë etj./Iadk.org

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme