spot_img
HomeBUJKUKujdesi ndaj pemëve frutore

Kujdesi ndaj pemëve frutore

spot_img

Fillimi i muajit maj karakterizohet me rritje të temperaturave dhe lagështisë, gjë që krijohen kushtet për zhvillim të bimës, por njëkohësisht janë kushte të volitshme edhe për zhvillim të sëmundjeve dhe dëmtuesve tek pemët dhe rrushi. Pemët dru-frutore dhe rrushi, në vendin tonë preken nga lloje sëmundjesh dhe dëmtuesish. Natyra e dëmtimit të tyre është e ndryshme për lloje të ndryshme të pemëve dhe e ndryshme për rajone të ndryshme agroklimatike të vendit. Sëmundjet e pemëve dru-frutore janë të ndryshme në varësi të grupit të farorëve, ashtu edhe të bërthamorëve dhe rrushit.

Sëmundjet që mund të zhvillohen dhe të lënë pasoja në prodhimtari janë: Kroma, vrugu, hiri, kalbëzimi i frutave, ndryshku, etj.

Njëkohësisht, pemët duhet të mbrohen edhe nga dëmtuesit, disa nga dëmtuesit më kryesorë janë: pleshtat e mollës dhe të dardhës; morrat e bërthamorëve dhe të farorëve; morri i përgjakshëm, lulengrënësi i mollës, krimbi i mollës, etj.

Çfarë duhet të dijë një kultivues dhe si duhet vepruar:

Periudha kohore 10-30 maj është me rëndësi që të bëhet monitorimi i sëmundjeve, dëmtuesve në pemishtet tuaja dhe pastaj aplikimi i  masave preventive në mbrojtjen e pemëve.

Masat preventive:

Para së gjithash si masa preventive, fermeri pas krasitjes duhet të eliminoj pjesët e infektuara të pemës, dhe njëkohësisht të largoj degët nga pemishtja. Të hiqen dhe shkatërrohen frutat dhe gjethet e infektuara me dëmtues nga pemët dhe nga toka, pasi të njëjtat janë burim i infektimit. Aplikimi i këtyre masave do të ndikoj në zvogëlimin e mundësive për infektim, si dhe do të zvogëloj numrin e trajnimeve me pesticide.

Masat e luftimit:

Nëse aplikohen masat preventive dhe bëhet një monitorim i mirë, si dhe përcillen kushtet klimatike, atëherë përcaktohet edhe faza e trajtimeve. Për shumicën e sëmundjeve rekomandohen preparate me bazë nga bakri. Ekzistojnë preparate për luftimin e sëmundjeve dhe insekteve ku preferohet të kombinohen fungicide me insekticide që zvogëlon koston dhe kohën, që do të thotë me një spërkatje pemët i mbron si nga sëmundja ashtu edhe nga dëmtuesit.

Tek hardhia e rrushit- sëmundjet si Hiri dhe Vrugu do jenë në qendër të vëmendjes dhe trajtimet të bëhen  pas çdo 10 dite të periudhës kohore.

Kalendarin e trajtimeve të pemët frutore e gjeni të bashkëngjitur në formë të fotografisë dhe është si orientuese në bazë të fazave fenologjike për pemët frutore. Por, megjithatë ju duhet të përcillni gjendjen e pemëve në terren, kushtet klimatike, si dhe për të pasur sukses rekomandohet të jeni vazhdimisht në konsultim me ekspertët lokal në rajonin tuaj.

Mbrojtja e pemëve ka hyrë në një fazë pune intensive që kërkon edhe vëmendje të posaçme në përditshmëri.

Për çdo këshillë apo sqarim rreth mbrojtjes së pemëve dhe rrushit drejtohuni tek këshilltaret komunal për bujqësi dhe zhvillim rural në QKIK (qendrat Këshilluese Informative Komunale) që janë pjesë e shërbimit këshillues. Po ashtu, në QKIK mund të furnizoheni edhe me materiale të shtypura rreth mbrojtjes së kulturave në fjalë.

Për informata shtesë mund të drejtoheni edhe në:

Departamenti i Shërbimeve Këshillimore dhe Teknike, MBPZHR

Rr. “Ukshin Hoti”,  ndërtesa e ish – Ramiz Sadikut, Nr. 120 Kati III,  Prishtinë – Kosovë

Tel. 383- (0)3820038426

/Motilokal.com

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme