spot_img
HomeLAJMET E FUNDITKujdes nga konzervansët dhe përmirësuesit e shijes!

Kujdes nga konzervansët dhe përmirësuesit e shijes!

spot_img

Që nga fillimi i llojit njerëzor grumbullimi i ushqimit të përshtatshëm ishte një nga arsyet kryesore që e ka shtyrë njeriun të dal nga shpella dhe ta përmirësoj mënyrën e vet të jetesës në rrethimin ku jetonte. Përkundër përparimit shkencor në kohët e sotme, ardhja deri te ushqimi është një nga problemet më të mëdha me të cilin ballafaqohet popullata, numri i të cilit nga dita në ditë po rritet me shpejtësi marramendëse. Deri në fund të shekullit XIX.

Problemi i të ushqyerit ka qenë si të furnizohet çdo person me sasi të mjaftueshme të proteinave, yndyrave dhe karbohidrateve, këtyre materieve nutritive që janë të domosdoshme për ndërtimin e indeve të organizmit në zhvillim, dhe të furnizohet organizmi me energji të domosdoshme për ruajtjen e nxehtësisë trupore dhe kryerjen e punëve të ndryshme. Ekzistonte frika që sasia e ushqimit nuk do të jetë e nevojshme për të ushqyer miliona gojë të uritura në vendet e ndryshme të botës. Sot shohim që rreziku për shëndetin nuk fshihet në sasinë e pamjaftueshme të ushqimit, sa fshihet në të ushqyerit e parregullt.

Në fakt, ardhja te ushqimi i duhur, me çmim të duhur dhe në kohë të duhur, është bërë një nga faktorët kryesor i kënaqësisë në jetën e shëndetshme. Hapësira që ndanë kërkesën për ushqim dhe furnizimin edhe më tutje gjithnjë e më shumë zgjerohet, sidomos në vendet në zhvillim, e disa nga ato vërtetë janë buzë urisë, është problem që është shfaqur nga fillimi i periudhës së industrializimit dhe që ka filluar ta ngarkoj njeriun.

Prej atëherë kanë nisur hapat e parë të prodhimit dhe konservimit të ushqimit për shkak të transportit të saj, respektivisht për shkak të zgjerimit të hapësirës së distribuimit dhe konsumimit dhe me qëllim të rritjes së afatit të qëndrueshmërisë së një prodhimi të caktuar për përdorim njerëzor për një periudhë sa më të gjatë, e që të mos ndodh kurrfarë ndryshimi në vetitë e tij natyrore, kimike, vitale dhe fiziologjike.

Pasi që fjala ushqim përfshinë artikujt jetësor që kanë shije, aromë dhe pamje të pranueshme dhe pasi që lloji dhe sasia e ushqimit ndikojnë në shëndetin e personit, aftësinë e tij për punë dhe sa do të kënaqet në jetën e vet personale, pra, shkenca, mjekësia dhe teknologjia a do të bëjnë kërcime të reja për të siguruar sasi të nevojshme të ushqimit për njerëzimin me distribuim të drejtë për të gjithë njerëzit?

Nga kjo që u tha shihet se si konservimi i ushqimit është bërë detyrë e domosdoshme për zgjatjen e afatit të qëndrueshmërisë, dhe sa e rëndësishme është njohja e veprimit të materieve që u shtohen në industrinë ushqimore (aditive) kundër përbërësve që shkaktojnë prishjen e ushqimit, qoftë gjatë vetë prodhimit apo deponimit. Hulumtimi i atyre aditivëve ka filluar atëherë kur u mor vesh se i shtohen ushqimit për shkak të faktorëve që shkaktojnë prishjen, dhe për shkak të garancionit të artikullit jetësor apo atij ushqimor, sidoqoftë ata për konservim afatshkurtër apo afatgjatë.

Prandaj shumica e njerëzve janë të brengosur, dhe mbisundon huti mes njerëzve në lidhje me këto gjëra, sepse emrat e atyre materieve janë të shkruara në listat e përbërjes dhe etiketat në enë dhe paketime ku gjenden repromaterialet ushqimore. Duken si radhë të fjalëve të panjohura të gjuhëve të huaja! Ndërsa duke u përpjekur që të lexohen dhe kuptohen na duhet shumë kohë, sepse përveç shprehjeve siç janë: krip, sheqer, miell, listat përmbajnë edhe fjalë të gjata të komplikuara, e ato janë edhe ashtu emërtime të çuditshme dhe të panjohura të materieve të ndryshme kimike që prodhimeve ushqimore u janë shtuar gjatë procesit të prodhimit.

Me hulumtimin e industrisë ushqimore shihet ekzistimi i lidhjes mes karakteristikave të kohës dhe vërshimit të madh të artikujve të ndryshëm ushqimorë, e sidomos në vendet e pasura dhe të zhvilluara.

Prodhimi për treg u ka mundësuar pronarëve të fabrikave përdorimin e konzervansëve dhe aditivëve në sasi të mëdha, dhe ata gjithnjë e më shumë gjenden në prodhime, ashtu që sasia mesatare e aditivëve që një person në vendet e zhvilluara konsumon gjatë vitit është 2,5 kg. Nga arsyeja që konsumatorët presin më shumë lloje të artikujve ushqimorë me çmime të pranueshme, e në përputhje me standardet e prodhimit, përdorimi i atyre materieve do të shtohet edhe më shumë.

Dhe ka ardhur koha që konsumatorët, e sidomos ata që përkujdesen për shëndetin e tyre, duhet të përpiqen të kuptojnë cilat janë këto materie që i shtohen miellit të tyre, dhe çfarë pasojash kanë për shëndetin e njeriut. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme