spot_img
HomeBUJKUKryetari Latifi kërkon nga ministri Rikalo mbështetje për rregullimin e sistemit antibreshër

Kryetari Latifi kërkon nga ministri Rikalo mbështetje për rregullimin e sistemit antibreshër

spot_img

Gjatë ditës së sotshme, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur në takim ministrin e  Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ,Nenad Rikalo me të cilin ka biseduar për dëmet e shkaktuara nga shiu dhe breshëri në sektorin e bujqësisë.

Kryetari Latifi e njoftuar ministrin Rikalo, për dëmet e shkaktuara në fshatrat  Gexhe, Fortesë, Sopniq, Celinë, Krushë e Madhe, Brestoc, Hoçë e Vogël dhe qytetin e Rahovecit, siç ka thënë kryetari dëmet janë të konsiderueshme.  Kryetari ka kërkuar nga ministri mbështetje për rregullimin e sistemit antibreshër, kompenzimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri dhe shirat e rrëmbyeshëm, hapja e kanaleve për kullimin e tokave bujqësore dhe kërkesa tjera konkrete që kanë të bëjnë me bujqësi.

Ndërsa, ministri Rikalo,  ka thënë se pas përpilimit të raportit të komisionit për vlerësimin e dëmeve të formuar nga komuna, do të shohim mundësinë e kopenzimit të bujqve të cilët janë prekur nga breshëri dhe shirat e rrëmbyeshëm që kanë rënë me datë 14.15 dhe 16 Qershor 2018.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme