spot_img
HomeBUJKUKryetari Jashari: Ngritja e një serre e barasvlefshme me hapje të një...

Kryetari Jashari: Ngritja e një serre e barasvlefshme me hapje të një vendi të ri të punës

spot_img

Janë nënshkruar 14 kontratat mes Komunës së Skenderajt dhe fermerëve, në kuadër të mbështetjes konkrete për fermerët e komunës sonë.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sokol Sallahu, ishin të pranishëm me rastin e nënshkrimit të kontratave.

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and suit

Kryetari Jashari ka vlerësuar se nuk ka investim më të mirë se sa në bujqësi.

“Këtë po e bëjmë çdo ditë, për t’iu dhënë mundësi punëtorëve të vyeshëm, që nëpërmjet subvencioneve, ata të zhvillohen dhe të rriten si fermerë.

“Sot kemi nënshkruar 14 kontratat me fermerët e komunës së Skenderajt, ku secili prej tyre përfiton 100 m2 apo 1 ari serrë, për mbjellje të kulturave të ndryshme bujqësore.

Image may contain: 16 people, people smiling, people standing

Ky investim është më së i qëlluar, pasi këtë unë e kuptoj kësisoj: ngritja e një serre e barasvlefshme me hapje të një vendi të ri të punës.

Pak ditë më parë kemi mbështet blegtorët me makina mjelëse, dhe bletarët me koshere dhe pajisje tjera të nevojshme.

Duke i uruar fermerët përfitues, dua që ata pas një kohe t’i kenë shtuar përfitimet dhe punën!”, është shprehur kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme