spot_img
HomeBUJKUKorçë, mungon tregu, mollët mbeten stok

Korçë, mungon tregu, mollët mbeten stok

spot_img

Prodhimi i fermerëve të fshatrave të Korcës mbetet stok. Mungesa e tregut po i çon ata drejt falimentimit. Tonelata të tëra mollesh të prodhuara në rrethin e Korcës kanë ngelur pa u shitur. I shqetësuar për faktin se prodhimi nuk po shitet dhe të shpërfillur nga qeveria, pasi askush nuk ju vjen në ndihmë, njëri nga fermerët e fshatit Goskovë ka treguar se mollët i shet nën kosto. Fakti i falimentimit po pranohet edhe nga tregëtarët e pazarit të Korcës të cilët shprehen të indinjuar pasi shteti nuk interesohet për prodhimet e tyre.

“Situata akutuale është shumë e vështirë. Prodhim kemi shumë, fitime kemi pak. Nuk kemi ku t’i shesim. Si prodhues nuk kemi ndihmë nga shteti dhe për këtë farat i marrim shtrenjë. Po ashtu edhe plehrat . Nuk na lë rehat as klima. Ku ta çojmë këtë mollë. Shteti të lidhë kontratë me ndonjë shtet tjetër. Ku ta shesim?”, shprehen fermeret.

Mungesa e tregut ka ekzistuar prej disa vitesh në fshatrat e rrethit të Korcës dhe ende nuk është gjetur asnjë zgjidhje. Të lënë në mëshirë të fatit, fermerët dhe tregëtarët apelojnë për ndihmë dukë kërkuar që qeveritarët të shohin nga afër gjendjen e tyre./javanews.al

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme