spot_img
HomeLAJMET E FUNDITKonsumojeni shalqirin me fara, organizmi juaj do të përfitojë shumë

Konsumojeni shalqirin me fara, organizmi juaj do të përfitojë shumë

spot_img

Procesi i pastrimit të shalqirit nga farat mund t’ju duket e bezdisshme, por kur të lexoni se çfarë mund t’i sigurojnë ato organizmit tonë, e sigurtë që do blini shalqi vetëm prej tyre.

Këto fara përmbajnë vlera ushqyese që përfshijnë acide yndyrore, proteina esenciale dhe shumë minerale. Janë të pasura me vitaminë B si thiamine, niacin dhe minerale si magnez, kalium, mangan, hekur, zink, fosfor dhe bakër.

Për më tepër, farat e shalqirit përmbajnë fibra dietike dhe janë thelbësore për funksionimin normal të traktit tonë të tretjes. Ato ndihmojnë në rast se vuani nga parazitët në zorrë dhe nga inflamacionet e ndryshme.

Sa i takon substancës citruline që gjendet tek farat e shalqirit, ajo vepron si një antioksidant, nxit zgjerimin e enëve të gjakut dhe ka një efekt pozitiv në rastin e arteriosklerozës dhe hipertensionit./dita

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme