spot_img
HomeBUJKUKomuna e Skenderajt fton fermerët e sektorit të pemëtarisë të aplikojnë për...

Komuna e Skenderajt fton fermerët e sektorit të pemëtarisë të aplikojnë për mjete të punës

spot_img

Komuna e Skenderajt, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, po vazhdon t’i mbështesë fermerët e komunës, me anë të subvencioneve të parapara për zhvillimin e bujqësisë.

Me këtë rast, ka hapur thirrjen për aplikim, duke ftuar të gjithë fermerët e interesuar e sektorit të pemëtarisë të aplikojnë në kuadër të projektit “Mjete të punës”.

Pakoja mbështetëse për fermerë përmban; pompë spërkatëse me bateri dhe panel solar; gërshërë për krasitje me dorëza vetë-zgjatëse, gërshërë për krasitje të pemëve me prerëse dyanësore, si dhe vegla të tjera të punës.

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka caktuar edhe kriteret për aplikim, ndërkaq thirrja, në kuadër të së cilës do të ndihmohen 30 fermerë, do të jetë e hapur deri më 21 nëntor./Gazeta Bujku

https://kk.rks-gov.net/skenderaj/wp-content/uploads/sites/27/2018/11/thirrja-per-aplikim.pdf?fbclid=IwAR32Zxq4_ME-3CoXER9QIknURZaicPNaxPWJuK3XB0L3rkx47weyxxhAWTk 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme