spot_img
HomeBUJKUKomuna e Skenderajt dhe kompania 'Agro Bora' nënshkruan marrëveshje për rritjen e...

Komuna e Skenderajt dhe kompania ‘Agro Bora’ nënshkruan marrëveshje për rritjen e sipërfaqeve të prodhimit me dredhëz industriale

spot_img

Sot, Komuna e Skenderajt ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me kompanin “Agro Bora” dhe ndërmjetësues USAID, për projektin “Rritja e sipërfaqeve të prodhimit me dredhëz industriale varieteti Senga Sengana në sipërfaqe prej 6.0 ha, në Komunën e Skenderajt”

Me këtë marrëveshje kompania “Agro Bora” do t‘i sigurojë fidanet e dredhëses industriale të varietetit Senga Sengana, mbështetje kjo nga Programi AGRO USAID, si dhe fermerët do të participojnë me 0.04€ për fidan. Këto fidane do të shpërndahen tek fermerët e përzgjedhur për një sipërfaqe prej 6.0 ha.

Ndërsa Komuna e Skenderajt do të financojë sistemin e ujitjes pikë-pikë, dhe fermerët do t’i mbulojnë shpenzimet për folinë e zezë (mulçërimin).

Përmes këtij memorandumi do të mbështeten fermerët në rajonin e Skenderajt duke pasur parasysh potencialin e lartë që ka dredhëza në rritjen dhe zhvillimin e ekonomive familjare, krijimit të punësimit dhe rritjes së shitjeve përmes eksportit. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme