spot_img
HomeBUJKUKomuna e Podujevës shpërndau 500 shoqëri bletësh për bletarët llapjanë

Komuna e Podujevës shpërndau 500 shoqëri bletësh për bletarët llapjanë

spot_img

Komuna e Podujevës ka vazhduar me programin e subvencionimeve në bujqësi duke shpërndarë nga pesë shoqëri bletësh për 100 bletarë llapjanë.

Shpërndarjen e shoqërive të bletëve në mënyrë solemne e ka bërë sot Kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi.

Kryetari Veliu me këtë rast tha se krahas mbështetjes së sektorëve tjerë në bujqësi, viteve të fundit Komuna e Podujevës ka vendosur në prioritetet e saj mbështetjen për bletarët llapjanë.

“Sot filluam të bëjmë shpërndarjen e 500 shoqërive të bletëve për 100 bletarë.

Krahas mbështetjes me shoqëri bletësh, jemi në përfundim të procedurave edhe për përkrahjen e 100 bletarëve të tjerë me pajisje të bletarisë”, tha Kryetari Veliu.

Kryetari Veliu u premtoi bletarëve llapjanë se përveç mbështetjes në rritjen e shoqërive të bletëve dhe pajisjeve për punë, Komuna e Podujevës, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, do të angazhohet edhe në programe për promovimin e brendit “Mjalti i Llapit”, duke organizuar panaire të ndryshme dhe programe të tjera të promovimit.

Drejtori i Bujqësisë, Vezir Januzi tha se, sot do të shpërndahen bletët për 20 përfitues, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme do të shpërndahen edhe për përfituesit e tjerë./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme