spot_img
HomeBUJKUBlegtoriKomuna e Podujevës shpërndau 100 makina mjelëse

Komuna e Podujevës shpërndau 100 makina mjelëse

spot_img

Programi i mbështetjes së fermerëve llapjanë me subvencione nga Komuna e Podujevës, ka vazhduar me shpërndarjen e 100 makina për mjeljen e lopëve qumështore.

Për pesë përfituesit e parë, shpërndarjen e makinave mjelëse e ka bërë sot Kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi.
Kryetari Veliu me këtë rast tha se krahas investimeve në sektorë e tjerë të bujqësisë, po vazhdohet me mbështetje në fushën e blegtorisë, në mënyrë që t’u lehtësohet puna për fermerët, prodhues të qumështit.

Image may contain: 4 people, people standing, suit and outdoor

“Sot po shpërndarjmë 100 makina mjelëse për fermerët tanë. Përmes mbështetjes me pajisje po mundohemi t’i ndihmojmë ata dhe ta lehtësojmë punën e tyre”, tha Kryetari Veliu.

Image may contain: outdoor

Kryetari Veliu tha se ndjehet i lumtur që kanë përfituar pothuajse të gjithë aplikuesit, ndërsa premtoi rritje të mbështetjes në sektorin e blegtorisë edhe gjatë viteve të tjera.

Drejtori i Bujqësisë, Vezir Januzi tha se aktivitetet në programin e subvencionimeve për këtë vit do të përmbyllen me shpërndarjen e pajisjeve për bletari në fund të muajit tetor./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme