spot_img
HomeBUJKUKomuna e Kamenicës ndan subvencione për herë të parë

Komuna e Kamenicës ndan subvencione për herë të parë

spot_img

Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati së bashku me Drejtoreshën për Zhvillim Eknomik dhe Diasporë Malinda Krasniqi, dhe Drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Naim Arifi kanë bërë ndarjën e subvencionev në sektorin e Zhvillimit Ekonomik dhe në sektorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Kryetari Kastrati tha se në Kamenicë është hera e parë që janë ndarë subvencione për mbështetje të bizneseve të komunës.

“Jam tejet i kënaqur që sado pak këto subvencione do t’u ndihmojnë këtyre përfituesve. Shuma totale e subvencioneve që do t’i përfshijë të gjitha kategoritë është 20 mijë euro”, u shpreh ai.

Këto subvencione janë ndarë në sektorin e Zhvillimit Ekonomik për kategorinë prodhuese e përpunuese, si dhe në kategorinë zejtare e tradicionale.

Ndërsa në sektorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, subvencionet janë ndarë në kategorinë e kultivimit të bimëve aromatike dhe mjekësore./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme