spot_img
HomeBUJKUKomisionet vazhdojnë vlerësimin e dëmeve nga breshri, pritet kompensim nga Qeveria

Komisionet vazhdojnë vlerësimin e dëmeve nga breshri, pritet kompensim nga Qeveria

spot_img

Edhe sot ka vazhduar puna e komisionit për vlerësimin e dëmeve në bujqësi nga breshri i ditëve të fundit që përfshiu Rahovecin.

Kështu ka njoftuar drejtoria e Bujqësisë, duke thënë se zyrtarët komunalë kanë analizuar çdo parcelë të dëmtuar.

“Edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar puna në terren e komisioneve të formuara me vendim të kryetarit të komunës z. Smajl Latifi. Zyrtarët komunal kanë shikuar nga afër çdo parcelë të dëmtuar duke grumbulluar të dhënat për kulturat bujqësore”, thuhet në njoftim.

Drejtori i Bujqësisë, Berat Duraku, ka parë nga afër punën e komisionit duke takuar edhe fermerët e dëmtuar.

“Nga java e ardhshme këto të dhëna do të analizohen dhe përpunohen, ku në fund do të nxjerrim raport të detajuar për secilin fermer të dëmtuar. Raporti i përgjithshëm do të procedohet në MBPZHR bashkë me kërkesën për dëmshpërblim të fermerëve të komunës sonë”, thuhet në fund.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme