spot_img
HomeBUJKUKoha për krasitjen e pemëve

Koha për krasitjen e pemëve

spot_img
Tani është koha për krasitjen e të gjitha llojeve të pemëve. Ju lutem shfrytëzoni maksimalisht kohën për krasitjen e pemëve në përgjithësi, pasi dikur bëhet vonë dhe efektet janë shumë më të vogla.
Sipas kohës kur kryhet krasitja kemi dy lloj krasitje:
1. Krasitja gjatë periudhës së qetësisë dimërore dhe
2. Krasitja e gjelbër e cila bëhet gjatë vegjetacionit.
Këtu do të sqarojmë krasitjen dimërore, çka është krasitja, pse dhe kur aplikohet.
Çka është krasitja?
Krasitja është një masë e rregullt vjetore e cila realizohet gjatë periudhës së qetësisë dimërore dhe gjatë vegjetacionit. Qëllimi i krasitjes është që të sigurohet mundësia e rritjes dhe e zhvillimit të degëzave me sytha prodhuese. Krasitjet e rregullta vjetore ndikojnë në rinovimin e vazhdueshëm të bimëve, si dhe siguron një ekuilibër ndërmjet rritjes vegjetative dhe asaj prodhuese.
Pra krasitja është ARTI i ndryshimit të mënyrës natyrore të rritjes së pemëve, në një rritje më të përshtatshme për të prodhuar një sasi dhe cilësi më të lartë. Roli i krasitjes është shumë i madh dhe ndonjëherë edhe vendimtar për prodhimtarin e pemëve.
Pse dhe kur aplikohet krasitja
Përmes krasitjes kryhet formimi i kurorës, eliminon prodhimin periodik të pemëve (siç ka qenë më parë që një vit jep fruta një vit jo, përmes krasitjes mënjanohet kjo dukuri).
Aplikimi i krasitjes rritë jetëgjatësinë e pemës dhe eliminohen edhe degëzat. Përmes krasitjes rregullohet edhe depërtimi i rrezeve të diellit, pra ndriçimi më i mirë, ajrosja më e mirë. Kështu që me depërtim të rrezeve të diellit dhe ajrosjes më të mirë ka ndikim edhe në pengimin e zhvillimit të sëmundjeve të pemës. E krejt këta faktorë pastaj kanë ndikim në prodhimtari sasiore dhe cilësore.
Vendoset raport i drejtë i qarkullimit të materieve ushqyese ndërmjet sistemit rrënjor dhe atij mbitokësor, si dhe ndërmjet pjesëve të veçanta të kurorës duke bërë të mundur kështu shfrytëzimin e plotë të hapësirës që ka në dispozicion.
Krasitja e pemëve dimërore drufrutore aplikohet gjatë periudhës së qetësisë natyrore të pemës (qetësisë dimërore), më mirë është të aplikohet pas periudhës kur pemët ju nënshtrohen temperaturave të ulëta, varësisht prej kushteve klimatike- temperaturave, muajt më të përshtatshëm për krasitje janë Shkurt – Mars.
Pra, fermerë të nderuar është koha për krasitje, andaj shfrytëzoni këtë periudhë kohore shumë të rëndësishme për zhvillim dhe prodhimtari normale tek kulturat pemëtarë.
Për çdo këshillë apo sqarim rreth krasitjes dimërore apo këshillave tjera në përgjithësi për bujqësi dhe zhvillim rural drejtohuni tek këshilltarët e QKIK (Qendrat Këshilluese Informative Komunale), po ashtu në QKIK mund të furnizoheni edhe me materiale të shtypura rreth nevojave tuaja.
Departamenti i Shërbimeve Këshillimore dhe Teknike, MBPZHR
Rr. “Ukshin Hoti”, ndërtesa e “Ish – Ramiz Sadiku”, Nr. 120 Kati III, Prishtinë – Kosova
Tel. 383- (0)3820038426
spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme