spot_img
HomeEKONOMIKlubi i Prodhuesve e përkrah vendimin për vendosjen e masës 10 për...

Klubi i Prodhuesve e përkrah vendimin për vendosjen e masës 10 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnja

spot_img

Klubi i Prodhueseve të Kosovës (KPK) përmes një komunikate e përkrah dhe e mirëpret vendimin e sotëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për miratimin e vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina të ju vihet taksë prej 10 për qind.

“Klubi i Prodhuesve e përkrah një vendim të tillë kur kihet parasysh pengesat e vazhdueshme që këto dy shtete i kanë bërë produkteve të Kosovës për depërtimin në tregjet e tyre. Po ashtu këto vende kanë subvencionuar në vazhdimësi  produktet që eksportojnë në vendin tonë, duke bërë që produktet e tyre të shiten nën çmimin e prodhimit”, thuhet në njoftimin e KPK-së.

KPK bën të ditur se kjo praktikë e aplikuar nga Serbia dhe Bosnja në masë të madhe ka dëmtuar prodhuesit e Kosovës duke i bërë jo-konkurrues. Ky vendim do të mbrojë interesat e prodhimeve vendore dhe përbën një lehtësim për prodhuesit vendor.

“Klubi edhe në të ardhmen do të vazhdojë të përkrah MTI-në për çdo vendim që mbështet prodhuesit vendor dhe në të njëjtën kohë e inkurajon atë që të vazhdojë me politika të cilat e fuqizojnë prodhimin e vendit”, theksohet në komunikatën e KPK-së./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme