spot_img
HomeBUJKUKikiriku dikur ushqim për kafshët, sot i dashur për njerëzit

Kikiriku dikur ushqim për kafshët, sot i dashur për njerëzit

spot_img

Nga Valter Nasufi

Shumica e njerëzve mendojnë se kikiriku rritet në pemë, por në fakt ai është një bimë barishtore me përmasa të vogla. Kikiriku ndryshe është quajtur edhe si arra e tokës, por megjithatë ai nuk ngjajnë aspak me arrat por bënë pjesë në familjen e fasules sepse i ngjanë më shumë asaj.

Arkeologët kanë gjetur në Peru mostrën më të vjetër të kikirikut që daton rreth 7600 vjet me parë.
Sipas mendimtarëve të kësaj fushe thuhet se të parët të cilët e kanë kultivuar kikirikun janë popujt pro-kolumbian apo ndryshe Moche, të cilët kanë zbukuruar muret e tyre duke pikturuar këtë bime. Mendohet se plantacionet e para kanë qenë në vendet ku sot gjendet Paraguai dhe Bolivia.

Kjo bimë në atë kohë është shitur në tregjet e Tenochtitlan (Mexico City) dhe pastaj me vonë u shpërnda nga kolonizatorët evropian në të gjithë botën.

Deri në vitin 1930 kikirikët përdoreshin si ushqim për kafshët shtëpiake.

Kikirikët përafërsisht piqen për rreth 120-150 ditë që nga momenti i vënies se farës deri kur korren.

Megjithëse bënë pjesë në familjen e fasules ajo i ngjanë me shumë rritjes së patates se sa të fasules. Por ajo çka e bënë të veçantë këtë bimë barishtore është se kikiriku që të rritet i duhet të zhytet në tokë. Kokrra e kikirikut e cila është e mbështjellë me lëvore futet në tokë afër rrënjëve dhe kështu me kalimin e kohës piqet.

Kikirikët për t’u kultivuar duan një tokë relativisht të pasur. Nga ana tjetër, kikirikët janë alergjik nga kërpudhat, ngase shumë lehtë mund t’i infektojnë.

Portugezet ishin të parët që çuan këtë bimë në Kinë gjatë shek. XVII dhe me vonë misionarët amerikanë në shek. e XIX.

Kikiriku me kalimin e kohës filloi të konsumohet shumë dhe të prodhohet masivisht në Kinë. Sa që në vitin 2006 Kina u bë vendi i parë në botë për prodhimin e kikirikut.

Kina prodhon 41.5 për qind të prodhimit botërore, pastaj në vend të dytë ndiqet nga India me 18.2 përqind  kurse vendin e tretë e ka SHBA me 6.8 për qind./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme