spot_img
HomeLAJMET E FUNDITKëto janë ushqimet në të cilat ka më pak pesticide, njëra është...

Këto janë ushqimet në të cilat ka më pak pesticide, njëra është e njohur

spot_img

Sot është shumë vështirë për të gjetur perime dhe fruta që nuk janë trajtuar me pesticide të ndryshme, fungicide dhe insekticide të cilat ndikojnë që frutat të jenë më rezistente, më të mëdha, më të bukura … dhe pikërisht këto shtesa të mirëmbajtjes kanë efekte të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Hulumtimi i kryer nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë në bashkëpunim me Administratën e Ushqimit dhe barnave ka gjetur se në 80 për qind të këtyre ushqimeve nuk janë zbuluar gjurmë të pesticideve, dhe fitues i qartë ishte avokado, më pak se 1 për qind e mostrave të testuara në të kanë treguar praninë e substancave të dëmshme.

Anketa u krye në 38,000 copë të pemëve dhe perimeve të përmendura.

Nuk do të keni mundësi që 100 për qind të heqni të gjitha pesticidet pa marrë parasyshi se si i lani frutat apo perimet, por 75 për qind mund të hiqen me metoda të ndryshme.

Pesticidet janë treguar të jenë të rrezikshme për shëndetin e njeriut: shumë prej tyre janë kancerogjene, shumica e tyre ndikojnë negativisht në statusin hormonal, mund të jenë shkaku i infertilitetit, deformimit të fetusit, toksicitetit …

Këto janë ushqimet me përmbajtje më të lartë të pesticideve: spinaqi, luleshtrydhe ( dredhëza), nektarina, molla, rrushi, qershi, pjeshka, domate, dardha, speca, selino, patate. Nga të gjitha ushqimet nga kjo listë, më e vështira për të hequr pesticidet janë mollët. Gjithashtu, nga këto ushqime shumë “të rrezikshme” janë luleshtrydhet apo dredhëzat, sepse ato shpesh përmbajnë shumë pesticide që janë shumë të vështira për t’u hequr për shkak të strukturës së frutave.

Mundësia më e mirë është të hani fruta dhe perime që vet ju i rritni në një mënyrë ekologjike.
Pasi që shumica nuk e kanë këtë mundësi atëherë, blini fruta dhe perime që kanë një certifikatë.
Nëse kjo nuk është e mundur, blini perime dhe fruta me një person që e njihini se ka një kopsht që I kultivon.

Zgjidhni frutat që njihen të mos jenë, ose minimalisht janë të trajtuara për shkak të rezistencës së tyre natyrale ose lëvorën e trashë.

Në qoftë se keni blerë fruta dhe perime për të cilat nuk jeni të sigurt se sa janë të stërpikura, I lani tërësisht dhe i fërkoni pemët dhe perimet me një furçë nën ujë të ngrohtë me një pastrues të vogël ekologjik shumë të butë për enët dhe i shpëlani mirë.

Përgatiteni një sprej për heqjen e pesticideve

Nevojiten:
1 lugë gjelle me lëng limoni tbsp
2 lugë sode buke
një gotë uji

Përgatitja dhe përdorimi:

I trazoni derisa soda të shpërndahet dhe e hudhni në një shishe sprej.

Pastaj i spërkatni pemët dhe perimet dhe i leni për 15 minuta pastaj i pastroni. /Gazeta Bujku /Marrë nga B92.NET)

Përgatiti: Naim Berisha

Mollat më të mira janë ato që i ka ngrënë krimbi pak, sepse po të kishin pesticide krimbi nuk do i rezistonte.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme