spot_img
HomeKËSHILLAKëshilla si mund të reduktoni humbjen e vlerave të ushqimeve gjatë gatimit

Këshilla si mund të reduktoni humbjen e vlerave të ushqimeve gjatë gatimit

spot_img

Ushqimet e shëndetshme mund të përmirësojë nivelin tuaj të shëndetit dhe të energjisë. Por, mënyra se si e gatuani ushqimin, ka rëndësi të madhe në ruajtjen e ushqyesve.

Kur gatuani, është e rëndësishme t`i keni parasysh këto gjera:

Përdorni sa më pak ujë që të jetë e mundur zierja e ushqimit.
Konsumoni lëngun e mbetur në tigan pas gatimit të perimeve.
Përdorini lëngjet e mbetura nga mishi i zier.
Mos i qëroni perimet derisa t`i keni gatuar, për të maksimizuar dendësinë e fibrave dhe lëndët ushqyese
Gatuani perime në sasi më të vogla të ujit për të zvogëluar humbjen e vitaminës C dhe B.
Mundohuni t`i konsumoni perimet e gatuara brenda një ose dy ditësh, pasi përmbajtja e vitaminës C mund të ulet kur ushqimi i gatuar i ekspozohet ajrit.
Gatuani perime vetëm disa minuta para vaktit tuaj të ushqimit.
Kur gatuani mishin, shpendët dhe peshkun, përdorni kohën më të shkurtër të gatimit, të nevojshme për konsum të sigurt.

Mos përdorni sodë buke kur gatuani perimet. Edhe pse ndihmon në ruajtjen e ngjyrës, vitamina C do të humbet në mjedisin alkalik të prodhuar nga soda e bukës.

Mbani mend: 

Është e rëndësishme të zgjidhni metodën e duhur të gatimit, për të maksimizuar cilësinë ushqyese të vaktit tuaj. Megjithatë, nuk ka metodë të përsosur të gatimit që ruan të gjitha lëndët ushqyese. Në përgjithësi, gatimi për periudha më të shkurtra, në temperatura të ulëta, me sasi minimale të ujit, do të jap rezultatet më të mira. /Gazeta Bujku

Përgatiti: Ajshe Leka / konsulente për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme