spot_img
HomeKuzhinëKek me mollë të pjekura

Kek me mollë të pjekura

spot_img

Përbërësit:

4- 6 mollë
Gjalpë kikiriku (për mbushjen e mollëve)
2 vezë
50 gr tërshërë
100 gr miell i bardhë
50 gr miell misri
50 gjalpë
40 sheqer kaf
80 ml kos
Kanellë
Lëkura dhe lëngu i një portokalli
Pak ekstrakt vanilje
Pak kripë

Përgatitja:

1. Ndezim furrën dhe ngrohim në 200 gradë paraprakisht.
2. Hapi i parë është të pastrojmë mollët nga pjesa e brendshme e farave, por pa i prerë dhe pa i qëruar, duke e bërë pastrimin nga pjesa e bishtit.
3. I mbushim mollët me gjalpë kikiriku dhe i lëmë mënjanë.
4. Në një tas të thellë, rrahim vezët, ekstraktin e vaniljes me sheqerin dhe gjalpin derisa të fryhet masa.
5. Më pas i shtojmë kosin, pak kripë, lëkurën e portokallit dhe lëngun e tij dhe kanellën.
Vazhdojmë përzierjen.
6. Shtojmë miellin e misrit, të grurit dhe tërshërën. Kur masa të jetë lidhur e hedhim në një tepsi për tarta ( që hapet anash) dhe i zhysim mollët e mbushura në këtë brum.
7. E pjekim tepsinë derisa mollët të zbuten dhe brumi të piqet./klankosova

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme