spot_img
HomeLAJMET E FUNDITKarota dhe roli i saj në organizëm

Karota dhe roli i saj në organizëm

spot_img

Karota njihet si një ndër perimet me benifite të mëdha shëndetësore

Posedon vlera të mëdha ushqyese dhe luan një rol të rëndësishëm në sistemin tonë imunitar.
Është mjaft e pasur në vitamina A, B dhe C, gjithashtu është e pasur me hekur, fosfor, kalcium, natrium, etj, mjaft të çmuara për organizmin.

Ajo përmban një substancë të quajtur beta-karotën, një lëndë ushqyese që njihet për të ndihmuar në mbrojtjen e lëkurës kundër dëmtimit nga radikalet e lira nga ekspozimi i rrezeve të diellit.

Beta karoteni përmirëson shikimin e natës dhe gjithashtu mbron kundër problemeve të syve, ndihmon personat të cilët vuajnë nga lodhja dhe stresi.

Falë vlerave të larta ushqyese që i posedon njihet edhe si: antioksidant dhe anti-inflamator duke e lehtësuar kështu organizmin në raste bronhitesh apo gripi.

Meqenëse përmban sasi të madhe me Vitamine A, ndihmon mëlçinë në largimin e helmeve nga trupi.

Nivelet e larta me beta-karotën ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes së qelizave.

Përdorimi i rregullt i karotës jep rezultat edhe në shëndetin e zemrës, parandalon kancerin dhe luan rol të rëndësishëm gjatë shtatzënisë pasi që ndihmon në zhvillimin e duhur të frytit.

Mbani mend:

Kur blini këto perime të shijshme dhe me vlera të larta ushqyese, është e këshillueshme që të zgjidhni prodhimin e rritur në mënyrë organike sa herë që të jetë e mundur. Sipas hulumtimit, karota të kultivuara në mënyrë konvencionale janë ndër perimet më të ndotura (në aspektin e pesticideve dhe përmbajtjes kimike). /Gazeta Bujku

Përgatiti: Ajshe Leka / konsulentë për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme