spot_img
HomeBUJKUKarakteristikat themelore të drurit të Paulownias

Karakteristikat themelore të drurit të Paulownias

spot_img

Paulownia ka origjinë prej Kinës e cila e kultivon atë me shekuj. Kohët e fundit ky dru ka filluar të kultivohet edhe në vendin tonë për arsye se sjell përfitime të mëdha dhe kultivimi i saj në sipërfaqe të mëdha mund të konsiderohet si filtër natyror pasi që masa e madhe vegjetative liron sasi të madhe të oksigjenit që dita ditës po konsiderohet si një sfidë bashkëkohore e njerëzimit.

Është bimë e cila rritet me një shpejtësi shumë të madhe, deri në dhjetë herë më shumë se llojet tjera, ka mundësi zhvillimi edhe në lartësi mbidetare mbi 1500-2000 m dhe si dru kjo arrin ti përballoj temperaturat nga -27 e deri në +45°C që d.m.th., se ka një ekuivalencë të gjerë ndaj temperaturës, pra është lloj Eurivalent.

Në fillim bima e paulownias ka sipërfaqe të madhe të gjethit diametri i të cilës sillet rreth 90 cm ndërsa më vonë rritet numri i gjetheve dhe zvogëlohet diametri i tyre.

Paulownia lulëzon njëherë në vite dhe lulen e mban afro 6 javë e cila ka ngjyrë vjollcë ose të bardhë, lulëzon qysh nga viti i tretë. Pikërisht për shkak të kësaj veçorie ajo përdoret shumë edhe si bimë dekorative në oborre dhe parqe.

Paulownia njihet gjithashtu edhe si bimë mjaltëdhënëse sepse në vete kur lulëzon ka një numër të madh të luleve të cilat posedojnë një sasi të madhe të nektarit dhe është konstatuar se një bimë e rritur mesatarisht mund të jap 50 kg mjaltë, kjo është edhe arsyeja që bletarët ta kultivojnë atë.

Druri i kësaj bime është shumë i përdorshëm në industri të ndryshme sepse ka një kualitet mjaft të mirë, pas 7-8 viteve pas mbjelljes së saj ajo jep rreth 1 m kubik masë drurore.

Paulownia është dru i cili vetëm kohët e fundit ka filluar të njihet në Ballkan për shkak të disa karakteristikave shumë të dobishme.

Kohët e fundit si në vendin tonë ashtu dhe vendet e rajonit ka filluar te kërkohet një sasi e madhe e këtij druri për shumë arsye ndër të cilat është edhe përfitimi ekonomik i majëm.

Paulownia është edhe një bimë e cila quhet si Azotofiksatore sepse ka aftësi të madhe të lidh azotin.
Po ashtu gjethet e saj mund të konsiderohen si një pleh natyral sepse përmbajnë rreth 2% azot .
Sistemi rrënjor ka rëndësi shumë të madhe sidomos në tokat që janë të rrezikuara nga erozioni (rrëshqitjet) sepse depërton në thellësi të madhe dhe në këtë mënyr e ruan tokën.
Ajo mund të kultivohet deri në disa gjenerata nga e njëjta mbjellje sepse pas prerjes sistemi rrënjor do të jap një filiz të ri nga i cili do të zhvillohet bima e ardhshme mirëpo tani edhe me një shpejtësi më të madhe fal sistemit rrënjor të zhvilluar mirë.

Destinimi

Paulownia ka destinime të ndryshme:

Si masë drusore për djegie e cila mund të pritet pas vitit të tret
Dhe si bimë 7 vjeçare e cila do të përdoret në industritë përpunuese
Tipet e tokës në të cilat mund të kultivohet paulownia
Tokë normale me thellësi që uji të kullojë dhe mos të qëndrojë si pellg, minimumi 2 m tokë e thellë normale, më poshtë mund të ketë përmbajtje shkëmbore dhe gurë.
– Tokë e përzier me shkëmbinj me përmasa të vogla.
– Tokë e përzier me rërë; toka përzier me argjilë, jo më shumë se 20–30%
– PH ideal mes 5.5 dhe 8 njësi.
Në vendin tonë nuk preferohet të kultivohet në tokat që nuk ka mundësi të ujitet sepse reshjet që bien gjatë vitit nuk janë të shpërndara në mënyrë të rregullt gjatë periudhës së vegjetacionit prandaj bima ka nevojë për ujitje për zhvillim normal.

Përdorimi i drurit të Paulownias

1. Druri i saj përdoret në industrinë e peletit dhe briketit, druri i saj gjatë djegies i jep 47000 kalori e cila na lë të kuptojmë se ai e rrit temperaturën e zjarrit në mbi 400°C,
2. Një cilësi e këtij druri është edhe ajo se është mjaft i qëndrueshëm ndaj lagështisë dhe ka një masë të lehtë, që është edhe arsyeja që ai përdoret edhe shumë në industrinë e ndërtimit të anijeve, aeroplanëve pastaj edhe në ndërtimin e veglave muzikore, si dhe veshjen e mobileve.
3. Veçori tjetër pozitive është edhe ajo se nuk ka nyje, thahet shpejt dhe kur druri është i tharë ai peshon 1 m kubik 240 kilogram.

Rëndësia biologjike e Paulownias

Ndër karakteristikat e shumta të cilat i përmendëm vlen shumë të theksohen edhe rëndësia në aspektin biologjik të këtij druri i cili me të drejtë quhet druri mbretëror.

Në fillim të zhvillimit të kësaj bime hasim pak vështirësi derisa të fillon të zhvillohet me një hov shumë të madh, në fillim pra në vitet e para gjethet e saja janë shumë të mëdha, pikërisht nga madhësia e gjethit këtu vërejmë aftësinë e madhe të saj që ka për përthithjen e rrezeve të diellit të cilat janë të nevojshme për kryerjen e procesit të fotosintezës gjatë të cilit prodhohet një sasi shumë e madhe e oksigjenit, konsiderohet se një bimë e paulownies ka aftësi të furnizoj me oksigjen për 1 orë 64 persona gjatë tërë ditës, nga kjo shihet se ajo përthithë një sasi bukur të madhe të dioksidit të karbonit nga ku na lë të kuptojmë se është një pastruese e madhe e ajrit për të cilin kemi shumë nevojë kohëve të fundit.

Mbjellja e fidanëve të Paulownias

Si ҫdo bimë tjetër edhe kjo i ka kriteret e veta të cilat duhet të plotësohen gjatë mbjelljes që të mund të zhvillohet ashtu siç duhet. Në një hektar të tokës varësisht nga qëllimi për të cilin destinohen mund të mbillen:

Plantacioni për briket dhe pelet – në një hektarë të këtij plantacioni mund të mbillen nga 2500 – 4000 fidane. Dimensionet 1.5 x1.5

Plantacioni për industri – në një hektarë të këtij plantacioni mund të mbillen nga 1000 fidane. Dimensionet : 4×2.5, 4×3, 4×4. Një fidane e cila është e destinuar për industri kërkon hapësir 10 deri në 16 metra katror.

Gjatë mbjelljes së fidaneve gropa për çdo fidan duhet të hapet me dimensione 50x50cm , në gropë të hidhet një sasi e plehut natyral e gjithashtu edhe 150-300 gr pleh artificial 3×15, e gjithë kjo përzihet me dheun dhe pastaj mbillet fidani.

Për kultivim e suksesshëm të paulownis duhet ndjekur të gjitha hapat me përpikëri nga mbjellja, ujitja, plehërimi, krasitja, mirëmbajtja si në mes të rendeve ashtu edhe brenda rendeve në mënyr që bima t`i ketë kushtet optimale për zhvillim. Në kultivimin e paulownis kërkohet një prerje e parë e pemës kur ajo ka arritur 6-8cm, gjatë periudhës së dimrit. Ky operacion , i quajtur ” prerje teknike”, lejon rritjen dhe zhvillimin e trungut, duke e bërë atë të rritet në mënyrë të përkryer drejt për rreth 6 m. Favorizon prodhimin e lëndës drusore , tip A, pa vena, pa nyje dhe pa defekte. Prerja e përgjithshme mund të fillojë pas tre vjetësh nga prerja teknike.

Kjo pemë ka një rol shumë të rëndësishëm në furnizimin e lëndës së parë drusore, në industrinë e mobileve, si lëndë djegëse dhe në shumë sektorë të tjerë. Një studim i kujdesshëm i tregut, ka zbuluar një rritje në grafikun e kërkesës për lëndë drusore . Për këtë arsye, me një siguri absolute themi që në të ardhmen, gjithnjë e më shumë do të ketë nevojë për lëndën e parë (biomas) dhe kjo është zgjidhja më e mirë për prodhimin e saj pa ndikuar të pyjet ekzistuese që ruajnë një vlerë mjaft të madhe. Një tjetër avantazh është se plantacione e Paulovnias krijojnë të ardhura të konsiderueshme, vende pune të drejtpërdrejta që në vendin tonë janë të mirëseardhura.

Ujitja dhe mirëmbajtja

Kjo është bimë e cila i përshtatet llojeve të ndryshme të tokave dhe në vitet e para të zhvillimit të saj kërkon ujitje më të shpeshtë e më saktësisht rreth 20 litra ujë në javë për një fidane në ato vende në të cilat sasia e reshjeve është më e vogël se 50 mm. Ujitja mund të jetë e llojeve të ndryshme si për shembull me përmbytje, kova, cisternat por më i preferuar për mirëmbajtjen e tërë është rregullimi i sistemit të ujitjes pik-pik.

Plehërimi

Pas hapjes së gropave për mbjelljen e fidanëve hidhet një sasi e plehut të stallës dhe e plehrave mineral dhe përzihen mirë me dhe në mënyrë që plehrat mos të depërtojnë direkt me sistemin rrënjor të bimëve.
Dozat e plehërimit caktohet pas analizave të tokës në varësi të tipit të tokës.
Në Kosovë kanë filluar që të ngritën disa plantacione të cilat për veç përfitimit ekonomik nga shitja e tyre do të ndikoj në uljen e pa punësisë sidomos në zonat problematike për punësim (vendet rural ) po ashtu edhe do të ndikojnë në rivitalizimin e tokave të cilat kanë qenë të pa punuara, përmirësimin e cilësisë së ajrit me anë të masës së madhe vegjetative./Gazeta Bujku

——

Autor: Gzim Murseli – ekspert i perimtarisë dhe hortikulturës

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme