spot_img
HomeLAJMET E FUNDITKafeja ose Lëngu Magjik

Kafeja ose Lëngu Magjik

spot_img

Dita e re domosdo është shenjë e dallueshme e Jetës së Re. Një lajmëtare e vyer për të na kujtuar se orët që vijnë janë më të çmueshme se çdo hall që mund të kemi ne! Thënë ndryshe, sa herë del dielli bashkë me të, lindin mijëra shpresa dhe ëndërra shumë bojnash!

Ata që i përvjelin mëngët herët, e qëndisin ditën me punë, përkushtim e përpjekje! Gjatë rrugës, s’do mend se njeriut i duhet pak frymëzim për t’u shtendosur ose qoftë edhe për t’i hapur sytë mbas lodhjes dhe për t’i rifituar energjitë e lëna në punë.

Atëherë, cila mund të jetë formula magjike për t’i çelë sytë lehtë dhe gëzueshëm?

Padyshim, aroma dhe shija e një kafeje të mirë! Ngjyra dhe mbas-shija e një filxhani që shoqërohet zakonisht me një gotë ujë ose një copëzë ëmbëlsire të lehtë.

Përgjithësisht, studiuesitë nuk preferojnë që kafeja të konsumohet para bukës. Madje ajo shijon më mirë mbas ushqimit duke ndihmuar kështu në rritjen e përqëndrimit dhe vëmendjes tek ata që pëlqejnë lëngun magjik të kokrrave që rriten kryesisht në vendet e ngrohta me lartësi të konsiderueshme.

Sot mes nesh qarkullojnë me mijëra informacione rreth kafesë. Shumë sosh tregojnë për efektet pozitive, të tjerat flasin për efektet e saj negative.

E megjithkëtë, një gjë është mëse e sigurtë: të gjithë studiuesitë dhe kafedashësitë bien dakord se konsumimi i  moderuar i kafesë cilësore sjell një sërë të mirash në organizmin tonë. /tesheshi.com/

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme