spot_img
HomeLAJMET E FUNDITKafeja, kush duhet ta pijë dhe kush jo

Kafeja, kush duhet ta pijë dhe kush jo

spot_img

Dihet se një kafe na bën mirë të gjithëve, pasi na mban sytë hapur në orët e para të punës, kur nisemi në mëngjes, apo edhe në shëtitjet e mbrëmjes pasi jemi zgjuar nga dremitja e pasdites së orës 4-5.

Ky të paktën është më shumë një konfirmim zakonor, i krijuar nga vetë njeriu, sepse po të jetë për shkencën, ajo nuk e rekomandon për të gjithë njerëzit pirjen e një kafeje ekspres në ditë.

Lajmi konfirmohet nga studiues italianë, sipas të cilëve, edhe vetëm një “ekspres” në ditë mund të ketë efekt të dëmshëm në shëndetin e zemrës te një pjesë e popullatës.

Sipas tyre, një filxhan me kafe është i mjaftueshëm për të ngadalësuar qarkullimin e gjakut në zemër dhe vetëm një orë pas pirjes së kafes.

Prandaj, këta shkencëtarë rekomandojnë me fanatizëm se njerëzit që janë shumë të ndjeshëm ndaj kafeinës, nuk duhet të konsumojnë aspak pije që përmbajnë lëndë të tillë./Revista Etika

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme