spot_img
HomeLAJMET E FUNDITJa cilat ushqime rrezikojnë të zhduken si pasojë e ndryshimeve klimatike

Ja cilat ushqime rrezikojnë të zhduken si pasojë e ndryshimeve klimatike

spot_img

Me shumë mundësi keni parë fotografi të panumërta të arinjve polarë të dobësuar në Arktik, të rrëzuar mbi akull në një përpjekje për të përshkruar efektet e ngrohjes globale. Por arinjtë polarë nuk janë të vetmit që preken nga rritja e temperaturave, pasi shumë bimë, disa prej kulturave tuaja të preferuara, përfshirë edhe ato të egra, do të zhduken për shkak të ndryshimit të klimës. Kjo përfshin vaniljen, patate dhe madje edhe avokadon.

“Rreziku i zhdukjes për momentin është për bimët e egra”, tha Dr. Bárbara Goettsch për The Guardian.

“Kripësia e tokës po ndryshon dhe këto bimë nuk kanë aftësinë për t’u përshtatur. Temperaturat po rriten. Për shkak të ndryshimit të klimës, dëmtuesit dhe sëmundjet gjithashtu do të ndryshojnë dhe kjo mund të ketë një ndikim masiv në bimët e kultivuara. Mund të kemi mungesa të këtyre ushqimeve”, tha ajo.

Cilat kultura po zhduken për shkak të ndryshimeve klimatike?

Studimi i Goettsch, i titulluar “Rreziku i zhdukjes së disa bimëve të egra të mesit të Amerikës” zbuloi se ndryshimet klimatike kanë ndikuar në zhdukjen e shumë bimëve të egra të kulturave popullore. Patatet, avokadot, vanilja, pambuku i egër, fasulet e egra, kungulli, speci i egër, banania, molla, kumbullat e thata dhe xhenxhefili janë vetëm disa prej tyre. Varietetet autoktone të vaniljes në Amerikën Jugore dhe Qendrore janë në një rrezik të madh zhdukje, ndërsa pambuku i egër është i dyti në listë, ndjekur nga avokado dhe patatet e egra.

Një studim i mëparshëm i publikuar në Global Citizen, zbuloi se 40% e të gjithë kulturave ushqimore po përballen me një zhdukje të afërt, për shkak të ndryshimeve të vazhdueshme të kushteve klimatike.

“Ndryshimet klimatike kërcënojnë ‘të shpërthejnë’ kushte meteorologjike, parazitë dhe sëmundje, të cilat kulturat tona do t’i kenë të vështirë të përballen. Nëse njerëzimi do të jetojë në të ardhmen, duhet t’i bëjmë sistemet tona të prodhimit të ushqimeve më të larmishme, elastike dhe të qëndrueshme nga pikëpamja mjedisore”.

Si po i çojnë në zhdukje ndryshimet klimatike këto kultura?

Raporti studioi 224 specie që rriten në Meksikë, Guatemala, El Salvador dhe Honduras, të cilat që të gjitha janë bërë të rëndësishme në dietat dhe në ekonomitë e botës. Studimi zbuloi se shumë prej tyre janë duke u zhdukur, për shkak të mbiprodhimit dhe përdorimit të pesticideve. Të korrat nuk kanë qenë aq të mbara për shkak të rritjes së temperaturave, specieve invazive, kontaminimit të kulturave gjenetikisht të modifikuara, shpyllëzimit, thatësirave dhe zjarreve.

Nëse diçka nuk ndryshon shpejt nga këndvështrimi klimatik, kafeja e mëngjesit, gota e verës apo çokollata që hani natën vonë mund të mos jenë më në duart tuaja për shkak të efekteve shkatërruese të ndryshimeve klimatike. Por gjëja më e rëndësishme është se kjo ka filluar të godasë komunitetet me të ardhura të ulëta, veçanërisht ato që mbështeten në bujqësi për sigurinë ushqimore dhe ekonominë. Rezultati përfundimtar mund të jetë me të vërtetë katastrofik./Motilokal.com

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme