spot_img
HomeBUJKUInsekti që bashkë me gështenjën, vret edhe t’ardhurat e komunitetit!

Insekti që bashkë me gështenjën, vret edhe t’ardhurat e komunitetit!

spot_img

Nga Shpend Nikoçi

Gështenja po të ndihmohet pak , ajo ka fuqi për ta mposhtur edhe grerëzën kineze !

Gështenja është pema më e rëndësishme për komunitetet malore.

Prodhuesit e gështenjës krenohet me “Burimin Natyror”të ripërtërishëm, pasi në të gjitha periudhat historike ka siguruar t’ardhura për komunitetin , por edhe ka shërbyer si ushqim duke kompensuar mungesën e bukës.

Komuniteti i kësaj treve që fati i jetës së tyre i gjeti të vendosur në mjedise malore , me mundësi jetese të kufizuara , që zotërojnë një sipërfaqen fare të vogël të tokës bujqësore për frymë, me mundësi të kufizuara për zhvillimin e blegtorisë, me mundësi shumë të kufizuara të ushtrimit të aktivitetit privat , pa asnjë mundësi punësimi, i vetmi burim i t’ardhurave që siguron mbijetesën e shumë familjeve është Gështenja!

Masivi i Gështenjës në rajonin me klime të butë malore të zonës mesdhetare që rrethon Bjeshkët e Nemuna, sot gjendet i kërcënuar nga një insekt fare i vogël, por tepër i rrezikshëm aq sa shkatërron pemët gjigande me kurora madhështore dhe me moshë shekullore të Gështenjës – duke e kërcënuar atë deri në zhdukje të plotë pemën e gështenjës, pemën që ka formuar Burimin natyror të ripërtërishëm më solid!

Kush është ky insekt i vogël që po e kërcënon pemën gjigande të gështenjës?

Grerëza kineze e gështenjës e cila sapo shfaqet në pemën e gështenjës, ndërton (Guaskën), kështjellën e sajë të fortifikuar që i siguron mbrojtje të garantuar nga çdo lloj agjenti duke e mbrojtur nga të gjitha metodat e njohura të luftimit të insekteve, është dëmtuesi që shkakton dëmtimin më të rëndë nga të gjithë insektet që dëmtojnë gështenjën, i vlerësuar nga Organizata Evropiane dhe Mesdhetare për Mbrojtjen e Bimëve 2005 që arrin të zvogëlojë rendimentin e frutave dhe prodhimin e lëndës drusore deri në 80 % dhe në disa rajone ka shkaktuar tharjen e plotë të pemëve gjigande të gështenjës dhe ndryshimet klimaterike dhe ngrohja globale po i krijojnë kushte të favorshme për përhapjen në gështenjat e rajonit.

Grërëza shkakton një rënie progresive të fuqisë ekologjike së pemëve dhe mund të rezultojnë në vdekjen biologjike të pemëve të gështenjës . Një studim nxori në pah faktin se infeksioni nga ky insekt rrit ndjeshmërinë e pemëve dhe shton probabilitetin e infeksionit nga sëmundja e kancerit të shkaktuar nga Cryphonectria parasitica duke dobësuar fuqinë e bimëve. Mbikëqyrja e simptomave të çerdheve në maj ose qershor lejon zbulimin e hershëm dhe shkatërrimin e bimëve të prekura para shfaqjes së fazës së të rriturve, sipas Organizatës Evropiane dhe Mesdhetare për Mbrojtjen e Bimëve 2005.

Ndikimi i grerëzës kineze në prodhimin e frutave!

Grerëza (Dryocosmus kuriphilus) zvogëlon rendimentin e gështenjave deri 80 % nëpërmes efekteve direkte dhe indirekte. Grerëzat parandalon drejtpërdrejt formimin e luleve femërore kur ato formohen në sythat apikal të pemëve e cila shkakton abortin e luleve. Gjithashtu rendimenti mund të ndikohet indirekt si rezultat i zvogëlimit të sipërfaqes së gjetheve, reduktimit të procesit të fotosintezës dhe zvogëlimi i biomasës së pemëve brenda vitit pas infektimit.

Grerëza kineze (Dryocosmus kuriphilus) u konstatua në Japoni në 1941 dhe më pas në vitin 1958 në Kore. Arriti të futej në SHBA në 1974 nëpërmes importimit të kultivarëve të modifikuar gjenetikisht të specieve Castanea – euro-aziatike. Në Evropë, ajo u evidentua për herë të parë në Itali në 2002. Që nga viti 2002 (Dryocosmus kuriphilus) është përhapur në të gjithë Italinë në Francë, Slloveni në 2005 Hungaria dhe Zvicra në 2009, Kroacia dhe Holanda në 2010, Sllovaki, Republika Çeke dhe Spanjë në vitin 2012, pastaj në Turqi dhe Portugali. Në fillimin e vegjetacionit të vitit 2019 u konstatua të jetë shfaqur edhe në gështenjat e Reçit dhe Pultit të Shkodrës, ndërsa në Masivin e Tropojës u shfaqën ekzemplarët e pare në vitin 2022.

Shumimi i insektit: Ky insekt shumohet me vezë. Insekti femër e rritur ka madhësi 2- 3 mm e gjatë dhe me ngjyrë të zezë me këmbë kafe. Prodhon vezë të bardha rreth 0.2 milimetra të gjata dhe larva është e bardhë dhe e gjatë rreth 2.5 milimetra. Gjatë studimeve të kryera rreth këtij insekti nuk është vërejtur mashkull i rritur.

Femra i vendos vezë në sythat e pemëve të gështenjës, ndonjëherë prodhon mbi 100 vezë, që janë vezë pjellore dhe çelin pa fekondim nga një mashkull. Larvat çelin nga vezët, por rriten ngadalë. Rritja e tyre fillon pranverën e ardhshme, kur sythat e pemëve fillojnë të zhvillohen. Në këtë kohë, larvat fillojnë formimin e tëmthit (Guaskën) në pemë. Guaskat kanë ngjyrë jeshile ose rozë dhe të gjera deri 2 centimetra. Larvat zhvillohen brenda Guaskës, që është struktura mbrojtëse dhe dalin prej tyre kur rriten . Guaskat thahen dhe drunjëzohen dhe janë shumë të dëmshëm për pemën. Ato dëmtojnë rritjen e re të pemës, duke prishur procesin e frytëzimit .

Faza e larvës: Larvat janë rreth 2.5 mm të gjata kur rriten plotësisht dhe janë pa sy. Ngjyra e tyre është përgjithësisht e bardhë me qumësht .

Cikli i zhvillimit

Grerëza aziatike e gështenjës është një specie “Uivoltine”, domethënë prodhon vetëm një gjeneratë në vit. Riprodhohet me anë të partenogjenezës atolike (riprodhimi arrihet pa çiftëzim dhe veza e pandotizuar zhvillohet në një femër). Nuk është vërejtur kurrë riprodhimi seksual. Kjo rezulton në një popullsi të përbërë plotësisht nga klone femra. Të rriturit shfaqen në fillim të verës, dhe femrat i vendosin vezët sapo shfaqet shpërthimi i sythave në degëzimet e reja të gështenjës.Vezët çelin brenda 30 deri në 40 ditë .Në shpërthimin e sythave në pranverë, aktiviteti i larvës rinis duke shkaktuar formimin e guaskave të gjelbërt ose çerdhet. Çdo çerdhe mund të përmbajë më shumë se16 dhoma të larvave. Janë konstatuar se ka mesatarisht 3.5 larva për guaskë, por ky numër ndryshon shumë në varësi të presionit , madhësisë së sythave dhe shumëllojshmërisë së gështenjës. Pas rifillimit të aktivitetit , larva jeton në guaskë për 30 deri në 70 ditë (mesatarisht 50 ditë). Femrat e rritura e të zhvilluara plotësisht mbeten në guaskë për 10-15 ditë pas shfaqjes. Kur të rriturit dalin në qershor-korrik, ato lënë një vrimë daljeje në guaskë. Një insekt i rritur mund të jetojë deri në dhjetë ditë dhe të prodhojë më shumë se100 vezë gjatë kësaj kohe (sipas Organizatës Evropiane dhe Mesdhetare për Mbrojtjen e Bimëve 2005). Pas shfaqjes së të rriturve, guaskat zakonisht thahen, marrin ngjyrë kafe dhe druri me kalimin e kohës thahet. Çerdhet mund të qëndrojnë në pemë për disa vjet.

Dëmtimi

Grerëza (Dryocosmus kuriphilus) lokalizohet në degëzat e reja në rritje, në gjethe ose sythat e pemëve të gështenjës. Grerëzat fillojnë të ndërtojnë “Guaskat”, në kohën që gjethet vazhdojnë të formohen dhe arrijnë një diametër afërsisht deri në 4 cm në diametër.

Insekti që bashkë me pemën e Gështenjës, vret edhe t’ardhurat e komunitetit!

Po t’i referohemi dëmit ekonomik që shkakton Grerëza Kineze në ekonomitë e fermerëve në vitin e dytë të shfaqjes së këtij insekti dëmtues, komunitetit të fermerëve do ti mungojnë për çdo hektar kashnjet gështenje, 1.6 ton produkt fruti, e llogaritur në vlerën 1.3 euro që fermeri e tregton 1 kg frutë, rezulton një humbje prej 2000 euro për ha për frutin!

Gështenja është pema rekord e prodhimit të mjaltit, është e vetmja pemë që arrin të prodhojë deri 200 gramë mjaltë për organizëm bimor ! Duke llogaritur minimumin e pemëve për një ha kashnjet që i bie 120 pemë / ha dhe rendimentin e mjaltit që prodhon një pemë prej 200 g mjaltë / për pemë , rezulton se në një ha gështenjë , si pasojë e mungesës së realizimit të prodhimit të mjaltit nga lulet e gështenjës prej 800 euro , fermeri përjeton një humbje prej 2800 euro për ha, pa llogaritur dëmin progresiv që shkakton ky insekt në shkatrrimin e fuqisë ekologjike të pemëve që shumica e tyre do të përfundojnë me vdekje biologjike! Shfaqja e insektit dëmtues grerëza kineze (Dryocosmus kuriphilus), e cila e vret prodhimin duke shkaktuar uljen e rendimentit të prodhimit me 80% në vitin e dytë të shfaqjes së këtij insekti, rezulton një humbje në prodhim me 2800 euro /ha

Referuar dëmit ekonomik të munguara çdo vit nga ekosistemi i gështenjës, e bën shumë emergjente gjendjen e gështenjës , prandaj duhet të merren masat e nevojshme për menaxhimin e situates së jashtzakonshme për luftimin e dëmtuesit në nivel rajonal dhe Kombëtar, duke planifikuar sherbime sublementare dhe aktivizim të insektit parazitar (Torymus sinensis) që është agjenti kryesor i kontrollit biologjik të dëmtuesit (Dryocosmus kuriphilus), për të mos i lënë rrugë të lirë dëmtuesit më të rrezikshëm të Gështenjës . Situata e jashtzakonshme duhet mbështetur me fonde nga Qeveria Qendrore, apo Qeverisja Vendore, për të siguruar mundësinë financiare për specialistët e fushës, për të angazhuar çdo burim njerëzor apo institucion, laborator kombëtar apo privat, që të aktivizojnë të gjitha burimet intelektuale dhe inteligjencën profesionale në shërbim të mbrojtjes së këtij burimi natyror. Ndryshe jemi të humbur nga çdo anë.

Kontrolli kimik: Pesticidet në përgjithësi nuk janë efektive sepse insektet mbrohen nga guaska . Metoda më e suksesëshme dhe më efektive e luftimit të grerëzës aziatike është metoda e “Kontrollit Biologjik”e cila konsiston në futjen e insektit parazit (Torymus sinensis), një agjent i suksesshëm i kontrollit biologjik.

Përdorimi i kimikateve kundër fazave të zhvillimit është jo efikas për shkak të natyrës kriptuese të insektit që jeton në sytha të fjetur për pjesën më të madhe të jetës së tij. Larva mbrohet brenda indeve bimore .

Efektiviteti i kontrollit kimik i të rriturve mund të realizohet vetëm në fazën e shfaqjes së t’rriturve dhe vetëm me një trajtim kimik në kohë të kufizuar. Gjithashtu efikasiteti i kësaj metode zvogëlohet nga vështirësitë që nuk mund të operohet në të gjithë kurorën e pemës. Për më tepër trajtimet kimike shpesh janë jo praktike për shkak të shpërndarjes natyrale të pemëve të gështenjës dhe terreneve të pjerrëta dhe jo të favorshme.

Masat fitosanitare: Grerëza aziatike e gështenjës është shtuar në listën e Organizatës Evropiane dhe Mesdhetare për Mbrojtjen e Bimëve në 2003 dhe vendet anëtare të EPPO rekomandohet ta vlerësojnë dhe ta konsiderojnë atë si një dëmtues të karantinuar. Futja e dëmtuesve nga Azia dhe Amerika parandalohet në mënyrë efektive në qoftëse ndalohet importi i materialit drusor të pa përpunuar, pemët e reja ose fidanët e gështenjës që përdoren për shartim dhe që vijnë nga zonat e infektuara nga Dryocosmus kuriphilus .(Organizata Evropiane dhe Mesdhetare për Mbrojtjen e Bimëve 2005) .

Metoda më efektive e luftimit të këtij insekti është Kontrolli biologjik:

Deri më tani metoda më e efektshme për të luftuar këtë insekt shkatërrues të Gështenjës është kontrolli biologjik i Grerëzës Aziatike ,që konsiston në instalimin e Insektit Torymus sinensis, një agjent i suksesshëm i kontrollit biologjik të Grerëzës. Ai u aplikua për herë të parë në Japoni në 1975 ku uli nivelin e infektimit nga 43% në 3% brenda pesë viteve , shumë më poshtë se pragu i tolerueshëm prej 30% të pemëve të infektuar. Në mënyrë të ngjashme parazitoidi u lëshua në Xhorxhia. Futja e tij në Evropë u iniciua në Itali në 2005 dhe në Francë në 2011 Parazitoidi u prezantua gjithashtu në Hungari dhe Kroaci në 2014 dhe Slloveni në 2015.

Mjafton që qeverisja vendore të ketë vullnetin për të siguruar trashgiminë natyrore të këtij burimi natyror që sjell t’ardhura të përvitshme për komunitetin vendor dhe t’sigurojë fondin e nevojshëm për të importuar disa koloni të insektit”Torymus sinensis”dhe instalimin e tyre në masivin e gështenjave, pastaj duhet të përqendrohen tek shërbimet kulturore e sanitare të kashnjetit.

A mund të ndihmohet pema e gështenjës kur infektohet nga ky insekt!

  1. Të gjitha shërbimet që i kryhen kashnjetit dhe çdo peme të gështenjës , duke filluar nga pastrimi i sipërfaqes tokësore të kashnjetit, eliminimin e bimësisë së tepërt e t’panevojshm, shkurret, nënpyllin dhe filizrinë e tepërt e t’pa dëshiruara deri tek rrallimi i pemëve të gështenjës në kashnjet dhe eliminimi i pemëve me prejardhje llastarore që janë të tepërta , të pa dëshiruara , pasi prania e tyre e komprometon dhe e vështirëson zhvillimin e pemëve primare , që janë pemët prodhuese
  2. Ndihma vendimtare për mbrojtjen e pemës së gështenjës së infektuar nga grerëza konsiston në aktivizimin e luftës biologjike , në krijimin e mundësive që insekti (Torymus sinensis) të agjentit biologjik që lufton grerëzën kineze të zhvillohet dhe të përhapet mbi të gjithë hapësirën territorial ku zhvillohet gështenja !

Në aspektin teknik  Për monitorimin dhe kontrollin e ecurisë së zhvillimit të insektit, si dhe të dëmeve që shkakton ky insekt në pemët e gështenjës, përveç infrastrukturës me pajisje dhe aparatura që krijojnë mundësinë për të vrojtuar, ndjekur dhe vëzhguar aktivitetin e këtij insekti me përmasa minimale dhe për të evidentuar pasojat e dëmeve që shkakton ky insekt në pemën e gështenjës, që jo vetëm komuniteti, por edhe organet e qeverisjes vendore nuk kanë arritur ti zotërojnë e ti ketë në dispozicion !

Luftimi i sëmundjes duhet të përqendrohet tek kontrolli biologjik! Kjo metodë e luftimit të këtij insekti ka efektivitet të plotë vetëm atëherë kur njihet mire(Torymus sinensis)dhe biologjia e tij! Për të realizuar importin e kolonive të këtij insekti kërkohet përveç fondeve financiare, bazës material e mjeteve të nevojshme , kërkohet të njihet në detaje biologjia e insektit, mënyra e jetesës, fazat e zhvillimet, menuja e ushqyerjes, mënyra dhe mundësia grumbullimit dhe e transportit, ushqyerja dhe plotësimi i kushteve të jetesës gjatë transportit deri sa të përshtatet me mjedisin e ri natyror ku do të instalohet, për të njohur grerëzën kineze (Dryocosmus kuriphilus) që e ka ushqim të preferuar.

Këtë mundësi e ka vetëm shteti që i ka strukturat organizative, burimet njerëzore, mjetet dhe pajisjet e nevojshme dhe burimet financiare.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme