spot_img
HomeLAJMET E FUNDITInsektet shqetësuese për qytetarët në Prishtinë

Insektet shqetësuese për qytetarët në Prishtinë

spot_img

Me fillimin e sezonit të verës, në kryeqytet është rritur edhe numri i insekteve. Qytetarët thonë se këtë vit për dallim nga vitet e tjera ka shumë më shumë mushkonja, e të cilat po u shkaktojnë probleme sidomos pickimet tek fëmijët.

Numri i madh i mushkonjave, sipas qytetarëve, ka përfshirë të gjitha lagjet e Prishtinës. Mushkonjat janë bërë problem si për vizitorët e parqeve ashtu edhe për banorët që jetojnë nëpër shtëpi dhe banesa kolektive.

Qytetarët kërkojnë nga Komuna e Prishtinës që spërkatja të jetë më e shpeshtë në të gjitha lagjet, ndërsa zyrtarë të Komunës përmes telefonit kanë thënë se dezinsektimi bëhet në tri faza. Sipas tyre, dy faza kanë përfunduar, kurse faza e tretë pritet të fillojë. Zyrtarët komunalë thonë se shkaktarë për numrin e madh të insekteve janë reshjet e shumta të shiut./rtklive

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme