spot_img
HomeBUJKUIADK shpërndau makineri bujqësore për përfitues të projektit të bimëve mjekësore dhe...

IADK shpërndau makineri bujqësore për përfitues të projektit të bimëve mjekësore dhe aromatike

spot_img

Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) bëri shpërndarjen e 11 motokultivatorëve për përfitues të projektit “Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit“, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale e Gjermanisë përmes projektit Creating Employment through Export Promotion.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është përmirësimi i qëndrueshmërisë së zinxhirit të vlerës për sektorin e bimëve mjekësore aromatike (BMA), përmirësimi i konsistencës në furnizimin dhe mbledhjen e BMA si dhe ngritja e kapaciteteve për pikat e grumbullimit të BMA dhe prodhuesit primar në konvertimin organik. Projekti do të mbështesë fermerët sidomos në zonat rurale përmes shpërndarjes së granteve, dhe asistencës profesionale, me qëllim të krijimit të të ardhurave dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike.

Në këtë shpërndarje morën pjesë Drejtori Ekzekutiv i IADK-së Zenel Bunjaku, drejtori i drejtorisë për bujqësi Lulzim Shoshi dhe zyrtarja nga GIZ Rina Vuçitërrna.

Bunjaku shprehu falënderim për donatorin GIZ dhe Komunë e Istogut që po ndihmojnë IADK-në për fuqizimin e fermerëve në sektorin e BMA.

Po ashtu Shoshi falënderoi IADK-në dhe GIZ që po përkrahin fermerët me grante dhe po kontribuojnë në zhvillimin e bujqësisë ne Kosovë./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme