spot_img
HomeBUJKUIADK fton fermerët e Komunës së Ferizajt të aplikojnë për përfitimin e...

IADK fton fermerët e Komunës së Ferizajt të aplikojnë për përfitimin e laktofrizave

spot_img

Ftohen fermerët nga Komuna e Ferizajt që të aplikojnë për përfitimin e laktofrizave.

Përshkrimi i projektit:

IADK është duke zbatuar projektin “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës” të financuar nga donatori BfdW nga Gjermania dhe të bashkëfinancuar edhe nga Komuna e Ferizajt. Synimi i projektit është përmirësimi i gjendjes ekonomike të familjeve në zonat rurale përmes krijimit të mundësive për rritje të prodhimit bujqësor. Në këtë aktivitet do të shpërndahen laktofriza për 5 fermer nga Komuna e Ferizajt.

Të drejtë aplikimi kanë:

• Fermerët nga Komuna e Ferizajt, të cilët nuk kanë përfituar përkrahje tjetër më parë;
• Fermerët që kanë moshë nga 20-45 vjeç dhe fuçi punëtore për punë;
• Të kenë kapacitete prodhuese të qumështit/lopë qumështore;
• Përparësi do të kenë fermerët e zonave rurale;

Aplikacionet mund t’i merrni në zyrën e Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Ferizajt, ndërsa dorëzimi i aplikacionit me dokumentet e kërkuara duhet të bëhet deri më 04.03.2019, në zyrën e Drejtorisё për Bujqësi, në Komunën e Ferizajt apo direkt në zyrat e IADK-së në fshatin Sfarçak i Ulët, nr.11, Vushtrri. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme