spot_img
HomeBUJKUIADK dhe Komuna mbështesin me projekte dhe pajisje 22 fermerë vushtrrias

IADK dhe Komuna mbështesin me projekte dhe pajisje 22 fermerë vushtrrias

spot_img

Të rinj që kanë përfunduar studimet në bujqësi dhe fermerë vushtrrias janë përkrahur me projekte në bujqësi përmes një fondi të bashkëfinancimit nga IADK dhe Komuna e Vushtrrisë. Nënshkrimi i kontratave për 22 fermerët përfitues, është bërë sot përmes një ceremonie të zhvilluar në zyrat e IADK-së në Vushtrri.

Duke i përgëzuar fermerët për mbështetjen që kanë marrë në zhvillimin e projekteve të tyre në bujqësi, kryetari i Komunës Xhafer Tahiri, ka thënë se Komuna e Vushtrrisë është e përkushtuar që së bashku me partnerë të saj të mbështesë fermerët në zhvillimin ekonomik lokal dhe në punësimin e të rinjve.

Ai po ashtu ka folur për projektet e investimeve në bujqësi që ka planifikuar komuna përmes projektbuxhetit për vitin e ardhshëm. “Kemi trefishuar fondin për bashkëfinancim për vitin e ardhshëm, derisa kemi paraparë edhe mjetet për ndërtimin e tregut të gjelbër për prodhuesit vendor, ku do të mund të plasojnë produktet e tyre bujqësore në Vushtrri, ka thënë Tahiri.

Ndërsa Zenel Bunjaku, drjtor i IADK-së ka folur për punën që po bëjnë në përkrahje të prodhuesve vendor në Vushtrri dhe komuna tjera të Kosovës më të cilët tha se kanë ndërtuar partneritet të qëndrueshëm. “Bashkë me projekte të mëhershme, këtë vit janë 32 fermerë që janë përkrahur me investime rreth 100 mijë Euro”, ka thënë Bunjaku.

Fermerëve dhe të rinjve që janë përkrahur përmes këtij projekti, Bunjaku u ka thënë se me gjithë vështirësitë, në Kosovë ka mundësi të shumta të punës në prodhimtarinë bujqësore, ngase sipas të dhënave të fundit zyrtare, Kosova plotëson me vetëm 7 përqind të nevojave të saja për prodhimet bujqësore, derisa pjesa tjetër e madhe me 93 përqind të tregut plotësohet nga importi./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme