spot_img
HomeBUJKUIADK dhe Komuna e Mitrovicës ndihmojnë 10 fermerë

IADK dhe Komuna e Mitrovicës ndihmojnë 10 fermerë

spot_img

Organizata joqeveritare Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) në kuadër të projektit “Përkrahja e fermerëve të vegjël me pajisje dhe promovimi i energjisë së ripërtritshme” në bashkëfinancim me Komunën e Mitrovicës kanë nënshkruar kontratat në mes të fermerëve të Mitrovicës dhe këtyre dy akterëve.

Përfitues të këtij projekti janë gjithsej 10 fermerë nga komuna e Mitrovicës, të cilët do të mbështeten me mekanizëm bujqësor, pajisje për bletari, serra si dhe pajisje për përpunimin e perimeve.

Në këtë ceremoni pjesëmarrës ishin kryetari i komunës, Agim Bahtiri, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku dhe drejtori ekzekutiv i IADK-së, Zenel Bunjaku.
Kryetari Bahtiri me këtë rast ka falënderuar IADK-në dhe veçanërisht drejtorin Bunjaku për bashkëpunim të ndërsjellë dhe të frytshëm, falë të cilit në bujqësinë e komunës janë realizuar një varg projektesh të rëndësishme, që kanë ndikuar në shtimin e interesimit të fermerëve për tu marrë me bujqësi.

“Me drejtorin e IADK-së kemi pasur çdo herë bashkëpunim të mirë për të realizuar projekte të cilat janë në interes të fermerëve të komunës sonë, dhe ju uroj punë të mbarë të gjithë fermerëve përfitues, sepse njerëzit të cilët dëshirojnë të punojnë dhe të bëjnë diçka për vete dhe familjet e tyre çdoherë e kanë mbështetjen time të plotë”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri.

Ai më tutje theksoi se bashkëpunimi me IADK-në do të vazhdojë edhe më tej që të mbështesin sektorin e bujqësisë që gjithmonë ka qenë prioritet i qeverisjes sime.

Drejtori Sadiku gjithashtu falënderoi stafin e IADK-së e posaçërisht drejtorin Bunjaku për këtë bashkëpunim kaq të rëndësishëm për fermerët e Mitrovicës, me ç’rast theksoj se ky bashkëpunim i ndërsjellët do të vazhdon edhe në të ardhmen, pasi që sipas drejtorit Sadiku, falë IADK-së në komunën e Mitrovicës janë realizuar shumë projekte të rëndësishme të cilat kanë ndikuar dukshëm në përmirësimin e kushteve në ekonomit bujqësore dhe shtimin e interesimit të fermerëve për tu marrë me bujqësi.

Edhe drejtori i IADK-së, Zenel Bunjaku, falënderoi kryetarin për përkrahjen e dhënë në realizimin e shumë projekteve në Mitrovicë, duke mbështetur me këtë projekt kryesisht fermerët të cilët janë jetojnë në zonat më të thella rurale dhe në këtë mënyrë të zhvillohet bujqësia.

Vlen të theksohet se projektet e tilla gjenerojnë të hyra për familjet e përfituesve dhe njëkohësisht janë prezentë si produkte vendore në tregun tonë./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme